Ditën e sotme në orën 18:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të Presidentit të ri të Republikes, Ilir Meta.
Detaji që ka tërhqur vëmendjen janë dhe ftesat e shpërndara nga Presidenti Meta, në të cilët bie në sy mbiemri i tij, i cili ështe shkruar Metaj. Duket sikur është një gabim por jo, pasi mbiemri i Presidentit të ri është Metaj dhe jo Meta, siç shkruhet zakonisht, ndërsa ftesa është postuar nga opinionisti Olti Curri,
Brenda mureve të Presidencës vihet re një qetësi dhe angazhimi i të gjithë stafit në përgatitjet e fundit.
Ndërkohë rreth orës 19:00, Meta pritet të drejtohet në selinë e Presidencës për të zhvilluar aty një tjetër ceremoni zyrtare me rastin e marrjes së detyrës.
(S.SH/Shuplaka)