Protesta e opozitës u mbyll pa incidente mes protestuesve dhe policisë. Rreth 1500 forca policore rrethuan protestën si masa sigurie.
Një detaj interesant gjatë protestës ishte fakti se policët që kishin krijuar gardhin tek Kryeministria ishin të gjithë me kamera me vete.
Nuk bëhet fjalë për kamerat e thjeshta që policët kanë të instaluar me vete, por për një kamerë më të madhe në përmasë.
Për më shumë shikoni foton e mëposhtme.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post