Në kohën kur pritej votimi i ministrave të rinj në parlament, aktivisti i shoqërisë civile Zirkon Disha publikoi një foto pranë parlamentit me një çadër të cilën e quajti çadra teknike.
Detaji interesant ishte që kjo çadër ishte e çarë, nuk të mbronte aspak nga shiu, me sa duket aktivisti ka gjetur një mënyrë simbolike për të ironizuar çadrën e cila u shndërrua në qeveri teknike.
Ai duke ironizuar është shprehur se qeveria do marrë vendime që do i shërbejnë popullit. Por mesazhi i tij verbal(gojor) kundërshtohet nga mesazhi që përcjell çadra e tij e çarë e cila nuk e ndalonte aspak shiun, me pak fjalë edhe këtë herë politikanët i’a futën popullit. (B.H/Shuplaka)