19:35 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaji që s’u pa, pse degjeneroi biseda mes Kames dhe Andreas

08:47 | 15/02/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
“I lëpije *top** Ramës”, degjeneron debati Kame-Andrea: Ish-k****, do të bëhesh drejtoreshë

Ditën e djeshme debati për Teatrin Kombëtar ka degraduar në fyerje dhe ofendime personale mes aktorëve.

Aktorja Ema Andrea ka bërë një status në Facebook, ku mbron regjisorin Altin Basha në debatin që pati dy netë më parë me regjisorin tjetër Gëzim Kame.

Djali i regjisorit Genti Kame, ka komentuar në postimin e aktores, dhe e pyet se ku ka qenë ajo kur Gëzim Kame ngeli pa punë.

Pikënisja e të gjithës ka qenë një ofendim i mëparshëm nga Andrea për babanë e Kames, teksa e quante komunist.

Ka qenë gazetari Agim Xhafka ai që ka shkruar në lidhje me këtë detaj që na kishte shpëtuar.

Reagimi i Xhafkës:

Sot në thuajse gjithë portalet u dha një lajm që Genti Kame,artist në mjaft filma francezë dhe italianë,djali i regjisorit Gëzim Kame,kishte fyer rëndë aktoren Ema Andrea,kandidate për drejtore e Teatrit Kombëtar. Dhe si fakte silleshin fjalët që ai i adresoi asaj.

Në leximin e parë dhe të fundit dukej açik që donte ta denigronte e poshtëronte Emën. E ia arriti që thuajse në krejt lexuesit e internetit kjo artiste të damkosej. Komentet erdhën lumë e thuajse shumica merrnin në mbrojtje Emën. E quanin Gentin një djalë me plot epitete rënduese dhe konkluzioni delte se ky qenkej jo në rregull nga trutë.

Në fakt,unë që njoh mirë Gentin,por më shumë Gëzimin,m’u duk pak agresiv fjalori që përdori. Dhe në brendësi ndjeva çudi e u ligështova që kjo familje kaq e nderuar bëri një gabim të tillë.

Se djali të sjell në shtëpi suksesin,por edhe turpin. Hyra në thuajse gjithë portalet,pashë dhe një emision te Top Channel ku flitej për Teatrin Kombëtar e ku ishte i ftuar Gëzim Kame. Ai foli për ligjin e teatrit dhe aty ndodhën ca pérplasje,të cilat ishin origjina nga erdhi dhe reagimi i Genti Kames.

Në atë emision babai i tij,regjisori Gëzim Kame tha se ç’mendonte për ligjin. Se ndaj u thirr ,per të folur. Kundërshtaret e mendimit të tij e quajtën mbështetës të qeverisë. Unë,që e njoh mirë këtë artist,e quajta sharje pa vend.

Se Gëzim Kame ka qënë kundër ligjit të Ramës pér teatrin qysh në vitin 1998,kaq kundër sa bashkë me Roland Trebickën braktisën Teatrin Kombëtar dhe krijuan një trupë private me të cilën u bënë avangardë të artit skenik. Për disavjet bashkë me Elvira Diamantin,Robert Ndrenikën,Suela Konjarin,Hervin Çulin,Marjeta Larjen,Vangjel Toçen.Medi Malkën e plot të tjerë dhanë aq shfaqje sa teatri kombëtar nuk i dha për njëzet vjet.

P.sh. “Darka e të marrëve “ u shafaq 150 herë rresht,madje në ca ditë dhe dy herë në ditë,ose “Stjuardesat” u shfaq në sallën e Teatrit Te Operas,gjë që as kishte ndodhur,as ka ndodhur. Kështu vazhdoi maestro Kame nga suksesi në sukses,për të pasur në cv e vet veç gjerdanë që shkëleqejnë. Pra ai jo vetëm s’ka qënë mbështetës i qeverisë,por ka punuar jashtë organikës së teatrit dhe ia ka dalë me sukses si mjaft trupa të tjera që u krijuan në ato vite.

Nderkohë,Ema Andrea,pasi dëgjon një reagim të tillë,se Gëzim Kame qenka mbështetës i qeverisë,lëshon një fyerje mjaft të rëndë pë ish-pedagogun e saj Kame,për kolegune saj Kame,për artistin e madh Kame.(E keni te fotografuar më poshtë.)
“LËPI,LËPI SE DICKA DO FITOSH.”

Pas kësaj fjalie mbushur me neveri,përbuzje,helm,qelb e pështirosje,Gëzim Kame nuk reagoi,u përmbajt. Ndërsa djali i tij,artisti Genti Kame u lëshua me breshëri. Se pa që babai i vet u mor zvarrë jo vetëm në tv,por edhe në rrjete sociale. Kur lexova se çfarë Ema kishte shkruar mendova se në se ajo do fliste kështu për babain tim çfarë do bëja.

Po iu pérgjigjem se do reagoja shumë egër,më egër se Genti. Ngjarja e sotme m’u faneps si një episod filmik. Ema me pistoletë “gjuan” Gëzimin për ta vrarë. I biri tronditet nga ngjarja dhe i bërtet vrasëses duke e sharë ç’t’i vijë. Ndérkohë publiku i bërtet Gentit pse shan një femër. Harrojnë që ajo femër gjuajti,plumbi doli prej gojës së saj.

(E.K/FAXWEB)

 

Pas

“Mortjaaaaa dy shqiptar e urojnë njëri-tjetrin në anglisht…”, avokati shpërthen pas letrës së Fadil Vokrrit për Dukën: Talluni por…

Para

Opozita thërret në interpelancë Gjiknurin, Basha s’do të jetë në Kuvend

Para
Preken me duar deputetët në Kuvend, socialisti shtyn Dhurata Çupin

Opozita thërret në interpelancë Gjiknurin, Basha s'do të jetë në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacion i Suksesshëm i Forcës Detare Shqiptare në Egje / Shpëtohen 13 Emigrantë

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan refuzon ta zbatojë vendimin

Lituania çon në Hagë Bjellorusinë, e akuzon për orkestrimin e një krize migracioni

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për çfarë dyshon kreu i PL?

PD “kërkesë urgjente” KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e votave të diaspora

Aksident i rëndë te Fafa, në Institut, Tiranë/Makina përplas këmbësorin

Rama për ORF: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

BE dhe Britania vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Mbeti jashtë parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.