Pas takimit me Monika Kryemadhin në selinë e LSI-së dhe pas shpalljes prej tyre të nisjes së bisedimeve për ngritjene qeverisë tranzitore, kreu i PD-së Basha do të mbledhë të gjithë koalicionin në zyrën e tij.
Në orët e paradites në një deklaratë të përbashkët ëpr shtyp Basha u shpreh se do të nisë puna për ngritjen e qeverisë tranzitore dhe vijimin e aksionit të opozitës për mosbindjen civile (lexo ketu).
Ndërkohë sot në orën 16:00 i gjithë koalicioni opozitar do të mblidhet në selinë e PD-së ku do të bëhet një rakordim përfundimtar për takimin e nesërm, ku do të prezantohen detyrat e qeverise tranzitore në lidhje me zgjedhjet.