Kreu u Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është pjesë e protestës së opozitës që mbahet ditën e sotme në Tiranë, ka replikuar me forcat e policisë në terren duke iu kërkuar të merren me rregullimin e trafikut dhe jo me protestuesit e PD që siç tha, janë në të drejtën e tyre.
“Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar”, tha Bardhi.
Demokrati theksoi më tej se PD ka njoftuar policinë për protestën e sotme, duke shtuar më tej se nuk merret leje për të tubuar.
Bardhi: Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimi, ta mësojmë nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun.