Aktori Devis Muka i ka bërë një dedikim të ngrohtë bashkëshortes së tij, Nertilës, femrës me të cilën ka lidhur jetën.
“Sot lindi femra e jetes sime. Sot lindi njeriu që më fali dashuri dhe më dhuroi jetën e dytë, vajzën time. Nuk dua të jem gjëja më bukur e jetës tënde. Dua të jem gjëja që do të zgjidhje prap përveç gjërave të bukura që ti ke. Nuk është e vërtetë që nuk mund të jetohet pa femra. E vërtetë është që pa femër është njësoj sikur nuk ke jetuar. Ah se harrova se kam qenë shumë i zënë por nuk është kurrë vonë për të të thënë TË DUA”!
E cila grua nuk do të lumturohej nga këto fjalë të shkruara me kaq dashuri nga njeriu i zemrës, burri i jetës?! Me siguri është mallëngjyer sot Nertila, bashkëshortja e aktorit Devis Muka, aktualisht moderator i programit investigativ në Top Channel, “Fiks Fare”. Sot në përvjetorin e lindjes së gruas së tij, Devisi më romantik se kurrë, i ka dedikuar asaj publikisht këto fjalë zemre. Edhe 100 Nertila! (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”192″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]