Këngëtari i njohur Devis Xherahu ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”. Ai foli përpos projekteve të reja e nga ana, profesionale u ndal edhe tek jeta private.
Këngëtari foli gjatë për partneren e tij Ertemiona duke e habitur Rudinën e cila i tha se është hera e parë që ai flet kaq hapur.
“I hapur kam qenë gjithmonë, por ju nuk më keni pyetur”, tha Devisi teksa tregoi se tani që partnerja e tij ndodhet në Hong Kong për një sfilatë, atë e merr malli.
Nga ana tjetër Ertemiona kishte dërguar edhe një video mesazh për Devisin nga Hong Kongu dhe një përshëndetje për të gjithë.
Më pas Rudina i kërkoi Devisit të këndonte një këngë në studio me kitarën e tij dhe para kësaj këngëtari u shpreh: “Unë e them gjithmonë, kam dy të dashura, atë dhe kitarën”.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post