Një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet B.D., ka rënë në prángat e Pòlicisë Kufitare të Kapshticës pasi u kap duke transportuar lëndë drusore pa leje. Administratori i subjektit privat do të procedohet pènalisht pasi fshehu të ardhurat duke mosdeklaruar pranë organeve tatimore 3 punëtorët e tij.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, shërbimet e Stacionit të Pòlicisë Kufitare Kapshticë kanë ushtruar kontrolle të shumta në vijën e gjelbër si rezultat i të cilave në fshatin Miras, Devoll, kanë kapur shtetasin B. D., 32 vjeç, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 8 m sterë lëndë drusore, pa lejen e organeve përkatëse.
Nga verifikimet e mëtejshme hetimore, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, konstatuan se ai ishte administrator i një subjekti privat për transportimin dhe tregtimin e lëndës drusore, kishte fshehur të ardhurat pasi nuk kishte siguruar pranë organeve tatimore 3 punëtorë të tij.
Ndaj 32-vjeçarit, filloi procedimi penal në gjendje të lirë dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.(A.M/Faxweb.al)