Policia e Devollit njofton se ditën e sotme, ka marrë flakë në ecje një mjet tip”Volkswagen” në pronësi të shtetasit me iniciale K. Z.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.03.2019, rreth orës 18:35, jemi njoftuar se në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të “Urës së Trenit”, ka marrë zjarr në ecje mjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K.Z.
Shërbimet e Zjarrfikëses, kanë bërë shuarjen e zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet te ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.