Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaҫka ka folur në lidhje me dezertimin e 4 komandove të Forcave të Armatosura në Londër duke deklaruar se është një ngjarje e shëmtuar, por nuk është një ngjarje që të përgjithësojë punën e FA.
E ftuar në emisionin “Top Story” Xhaçka është shprehur gjithashtu nuk duhet të bëhet kalë beteje, aq më pak politike çështje sporadike në FA.
“Është një ngjarje e shëmtuar, por nuk është një ngjarje që të përgjithësojë punën e FA, apo të përgjithësohet me mandatin e parë qeverisës. Është e nevojshme që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vendit dhe të forcave të armatosura.
Gjykoj se nuk duhet të bëhet kalë beteje, aq më pak politike çështje sporadike në FA. Ajo që pamë me katër efektivët, nuk është asgjë më tepër sesa një histori e shëmtuar që nuk mund të përgjithësojë punën dhe arritjet që kanë pasur FA në këtë periudhë, që e shikojmë edhe nga vlerësimet e aleatëve. tha Xhaçka.(M.Q/Faxweb)