01:36 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dezinsektimi në Lezhë, mbi 16 hektarë në fokus për luftimin e larvave të mushkonjave

17:04 | 25/06/2025
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0

Në kuadër të marrëveshjes me Institutin e Shëndetit Publik, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë ka intensifikuar masat për dezinsektimin e zonave me prani të larvave të mushkonjave.

Në fazën e katërt të këtij procesi, janë ndërmarrë ndërhyrje në sipërfaqe të konsiderueshme me ujë, për të parandaluar përhapjen e mushkonjave dhe rreziqet që ato sjellin për shëndetin publik.

Sipas autoriteteve, fushata do të zgjasë deri në muajin tetor dhe synon të garantojë një mjedis sa më të sigurt dhe të shëndetshëm për qytetarët.

“Në zbatim të marrëveshjes me Institutin e Shëndetit Publik, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë ka vijuar procesin e dezinsektimit, në vatrat ku është evidentuar prania e larvave të mushkonjave. Në këtë fazë të katërt të këtij procesi, janë trajtuar gjithsej 16.5 hektarë sipërfaqe me ujë të përhershëm dhe të përkohshëm si kanale, pellgje, laguna e parqe, si dhe rreth 4500 m² puseta dhe bodrume në Lezhë dhe Shëngjin. Këto ndërhyrje kanë krijuar një mjedis pa mushkonja.”-thotë Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit në Lezhë, Elson Frroku.

Fushata e dezinsektimit në Lezhë ka nisur në muajin prill dhe do të vijojë deri në tetor, ku janë parashikuar të kryhen 12 ndërhyrje në një hark kohor çdo 14 ditë. Qëllimi i këtij procesi është reduktimi i densitetit të mushkonjave, përmes kontrollit të larvave nëpërmjet monitorimit entomologjik.

Ndërsa me rëndësi shihet dhe bashkëpunimi me subjektet private, të cilat duhet të pajisen me certifikatën DDD (dezinfektim, dezinsektim, deratizim), për të kontribuar në kontrollin dhe parandalimin e vatrave me rrezik të lartë.

Pas

Shembet ura nga stuhia në Kinën jugperëndimore, kamioni shpëton për pak

Para

Mbyllet Asambleja e SEPCA-s 2025: Proda kërkon anëtarësimin e Policisë së Kosovës

Para
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s 2025: Proda kërkon anëtarësimin e Policisë së Kosovës

Mbyllet Asambleja e SEPCA-s 2025: Proda kërkon anëtarësimin e Policisë së Kosovës

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.