Dha dorëheqjen nga AK e Tiranës, sot i bashkohet PS-së. SI e shitën mediat lajmin (FOTO).
Augent Xhaferraj është ish-kreu i Aleancës Kuqezi për Tiranën, ndërkohë që dje i është bashkuar Partisë Socialiste në një takim elektoral.
Që në 29 Maj Xhaferraj kishte dhënë dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet në AK. Mirëpo shumë shpejt duket se ka gjetur një tjetër motivacion politik, atë në PS.
Ai është shfaqur në një takim elektoral të PS-së drejtuar nga Saimir Tahiri. Mirëpo disa media e quajnë këtë si një shkrirje të AK-së me PS-në. Saktësojmë se Xhaferraj që prej 29 Majit është zhveshur nga të gjitha funksionet në AK.
Kështu “Shqiptarja.com” shkruan: Aleanca Kuqezi në Tiran shkrihet dhe i bashkohet PS-së. Titull ky që bie ndesh me atë që ka thënë Xhaferraj se ky është vendimi i tij personal.
Statusi i Xhaferrajt ne 29 Maj:
Të dashur miq, simpatizantë, anëtarë dhe bashkudhëtarë të Aleancës Kuq e Zi!
Me keqardhje ju vë ne dijeni për dorëheqjen time nga të gjitha funksionet në Aleancën Kuq e Zi. Vendimi im është personal dhe vjen pas reflektimit të thellë për kontributin tim dhe objektivat politikë të vendosura në këtë parti. Pas kaq betejash dhe sfidash politike, mendoj se është momenti që kjo forcë të ketë drejtues të rinj dhe ide të reja në Tiranë.
Kemi qenë gjithmonë partia më e sulmuar në politikë dhe kemi mbijetuar vetëm falë shpirtit tonë të sakrificës. Aleanca Kuq e Zi lindi në kohën kur partitë e mëdha shisnin në tavolinë detin e Shqipërisë. Lindi kur interesat e Shqipërisë viheshin në lojë nga një bandë kusarësh. Ne rikthyem në axhendën e ditës fjalën e harruar nga shqiptarët: PATRIOTIZËM. Ndaj dhe kemi qenë më të sulmuarit dhe rritjen e AK nuk e kanë dashur partitë e mëdha. Sigurisht që dhe ne kemi pasur gabimet tona, por kurrë nuk kemi ngatërruar idealet me pazaret që bëjnë partitë e tjera kryesore. Kur një projekt politik nuk arrin objektivat është koha për rifreskim dhe hapjen e rrugës për idetë dhe njerëzit e rinj drejtues në AK.
Ka qenë nder për mua që të isha një Kuqezi që në nisje të këtij projekti politik.
Përulem me nderim para të gjithë anëtarëve, bashkëthemeluesve, bashkëluftëtarëve që më kanë qëndruar pranë në shumë beteja. Mirënjohje të thellë për të gjithë ju djem dhe vajza, burra dhe gra që qëndruam bashkë, në shi dhe në breshër, në të mirë dhe në të keqe.
Respekte për të gjithë ju që erdhët fëmijë mes nesh dhe sot jeni vetë prindër. Bashkë kemi besuar në një kauzë, kemi besuar në një ëndërr për ta bërë këtë vend më të mirë. Kemi punuar fort, kemi sakrifikuar shumë, kemi qeshur, kemi ndarë momente të gëzueshme, sikurse kemi qarë dhe kemi kaluar momente të trishtueshme. Jemi rrëzuar, por bashkë e kemi gjetur forcën për tu ngritur sërish në këmbë.
Janë me mijëra emra, njerëz të familjes sonë politike që më vijnë në mendje tani. Do të doja t’i takoja të gjithë me radhë dhe tu thosha: Faleminderit që më besuat! Faleminderit që ishit në krahun tim.
Kur kujtoj rrugëtimin tonë në këtë familje politike ndjehem keq që marrë këtë vendim. Por unë e di që ne nuk do e humbasim njëri-tjetrin, sepse ky raport mes nesh tejkalon një subjekt politik. Bashkë kemi një marrëdhënie njerëzore të konsoliduar ndër vite.
Projekti i Aleancës Kuq e Zi vazhdon akoma edhe unë i uroj suksese kujtdo prej jush në rrugën e re politike që do t’i japë partisë.
Ishte nder për mua të kisha afër miq dhe bashkëpunëtor si ju!
Statusi i Xhaferrajt sot:
Miqt e mi, duke filluar që sot do jem pjes e një ekipi të ri. Më posht keni dhe fjalën time në prezantimin pran këti ekipi.
Sot në këtë shesh janë bashkuar kuq e zinjtë e vërtetë. Ju jamë shumë mirënjohës për mbështetjen e pa kursyer që më keni dhëne ndër vite, u bën 6 vite që bashkpunojmë se bashku. Shumë prej jushë janë pjesë e ekipit që nga fillimi por edhe të tjerët që na janë bashkuar më vonë sot janë miq dhe bashkpunëtorë të vyer.
Kemi kaluar shumë vështirësi por edhe momente të bukura së bashku por kurr se kemi braktisur njëri – tjetrin. Kemi treguar që kemi vendosmëri dhe përkushtim dhe mbi të gjitha dashuri ndaj atëdheut. Bashkë kemi besuar në një ëndërr, për ta bërë Shqipërinë një vënd më të mirë.Në kohën kur bëhësh pazar dhe shitesh në tavolinë deti i Shqipërisë, në kohën kur interesat e Shqipërisë viheshin në lojë nga një bandë me pushtet, ne rikthyem në axhendën e ditës fjalën e harruar nga shqiptarët: PATRIOTIZËM.
Bashk jemi përpjekur që të ngrem lart flamurin kuq e zi por sot duke ju bashkuar një ekipi më të madh siç është Partia Socialiste e Shqipërisë është momenti që të japim kontributin tonë që të ngremë lart emrin e Shqipëris duke mbështetur reformat e rrugëtimit drejt Bashkimit Europian. Jemi bashkuar sot këtu, jo për të sharë të tjerët por për të dhënë modelin se si njerëz me mendime të ndryshme por me ideale të njejta, për hir të idealit zgjedhin të bashkohen midis tyre duke dhënë një model që duhet bërë shembull më i gjerë.
Këtu në këtë bashkim ka njerëz të profesioneve të ndryshme që për interesat e vendit duhet ti investojnë dijet e tyre në një projekt më të madh. Kur vendosa të bashkohem me Partinë Socialiste shumë miqë më pyeten pse shkon aty ?! Ua kam thën në sy dhe po ua them sot publikisht të gjithëve ! Sepse Partia Socialiste është e vetmja që në 4 vite i riktheu flamurit kombëtar dinjitetin e munguar në rajon.
Në Tiranë shqiptarët për herë të parë panë një qeveri që nuk sprapsej dhe as trëmbej nga kërcënimet e fqinjëve. Sepse një kuq e zi i vërtetë nuk mund të bëhet me atë që 5 vite më parë firmosi për të shitur detin e Shqipërise. Sepse një kuq e zi nuk mund të bëhet as me ata që me bllokun e zi në dorë, me aspak dashuri dhe me shumë qetësi zhvasin shqiptarët. Por një kuq e zi i vërtet mund të bëhet vetëm me ata që duan vendin e tyre dhe që punojnë përditë për të bër shtetin qe meritojmë.
(E.K/SHUPLAKA)