Ish-kreu i ALUIZNI në Elbasan, është vënë nën hetim, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
36-vjeçari Andon Lapa me banim në Sarandë, po hetohet pasi dha leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.
“A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë nën hetim është vënë edhe shtetasi G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.
Njoftimi zyrtar:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin .
G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(K.H/Faxweb.al)