09:05 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dha maksimumin të shmangte farsën në Akademinë e Shkencave, Fuga: Kryetari të japë dorëheqjen

13:22 | 04/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dha maksimumin të shmangte farsën në Akademinë e Shkencave, Fuga: Kryetari të japë dorëheqjen

Akademiku Artan Fuga dha makimumin në gjithë këto ditë për të ndalur farsën në Akademinë e Shkencave. Mirëpo rezistenca e tij e vetme nuk mundi të jepte rezultat pasi sot u mbajtën zgjedhjet për kryetarin dhe nënkryetarin e këtij institucioni.

Pas zgjedhjeve ai ka sërish një apel, këtë herë për kryetarin e zgjedhur, të japë dorëheqjen. Në këtë mënyrë sipas tij i jepet fund kalbëzimir të mëtejshëm të Akademisë.

‘’ Kryesia e zgjedhur sot, në kushtet e ngjarjeve që rrokulluesesih me shpejtësi këtë mëngjes, ka tani vetëm një rrugë të arsyeshme.

Pasi u zgjodh, të japi dorëheqjen ose të ngrijë nga të gjitha funksionet derisa Asambleja e Akademisë të ketë ngritur një komision reformimi me kompetenca të plota, dhe ndërmarrë e përgatitur pa vonesë strategjinë rinovuese dhe të shpalli pastaj zgjedhjet e reja !

Unë do ta vazhdoj angazhimin tim deri në fund në këtë linjë ! Pa u ndalur nga asgjë !

Cili është fundi ?

Ose kthim i Akademisë të Shkencave në pozicionin që I kërkohet nga komuniteti shkencor, nga shoqëria dhe nga interesat kombëtare, ose dryni te porta e saj!”, shkruan ndër të tjera Fuga.

SHKRIMI I PLOTË FUGËS:

Në vend të urimit për kryesinë e re të Akademisë të Shkencave !

Akademikë, shpëtojeni urgjent Akademinë nga kalbëzimi!

Shoqëria nuk mund të alokojë fonde për një shërbim që nuk e merr! Rregjimi i privilegjeve ka mbaruar që më 4 gusht 1789! 
Pasi u zgjodh në një kontekst krejt jo dinjitoz, me akademikë që refuzuan të kandidojnë brenda atij kuadri, i uroj kryesisë të ri-ri zgjedhur, të japi dorëheqjen dhe të mos e tërheqi edhe institucionin në humnerën e kokëfortësisë !

Këto zgjedhje nëse nuk shpallen « non-lieu », sot apo nesër, janë këmbana e fundit për Akademinë e Shkencave !

Asgjë nuk e ndaloi që sot ne 4 shtator 2017 në Akademinë e Shkencave të ndaloheshin zgjedhjet që nuk janë zgjidhje !

Zgjedhje thjesht rrotative, ku kryesia rizgjidhet si e njejta kryesi, si një rikthim i përjetshëm rrotavi rreth së njejtës gjë, ndërkohë kur i gjithë opinioni i vendit e tregon me gisht Akademinë si një institucion që ka degraduar !

Zgjedhjet sot e kundërvunë Akademinë e Shkencave me arrogancë kundër opinionit publik të vendit !

Pa një platformë të debatuar thellë dhe gjerësisht, pa kandidatë alternativë, pa pastërtinë e figurës të akademikëve, pa konceptuar një reformë tërësore, nuk mund të ketë zgjedhje sepse nuk mund të rizgjidhet një kryesi, e cila është përgjegjësja e vetme dhe e plotë, prej një dekade e stagnacionit dhe e kalbëzimit të pandërprerë të atij institucioni. Që për më tepër ka penguar reformimin e brendshëm të Akademisë, ka censuruar mendimin alternativ brenda saj, ka penguar modernizimin e institucionit.

Nuk është debat për persona ! Eshtë fjala për institucionin si e mirë publike ! Por, gjithsekushi të mbajë përgjegjësitë e veta dhe një ditë kur detyrat i tejkalojnë mundësitë, të thotë : Ecni !

Dorëheqja ose ngrirja nga të gjitha funksionet e kryesisë është i vetmi hapi që do të clirojë Akademinë e Shkencave nga modeli i vjetër, i pareformuar, në lëngimin e fundit të një institucioni që duhet dhe mund të ishte splendid dhe në krye të mënçurisë kolektive të shqiptarëve !

Me këtë kryesi, zëri i lirë i akademikëve nuk mund të shprehet !

Kryesia e zgjedhur sot, në kushtet e ngjarjeve që rrokulluesesih me shpejtësi këtë mëngjes, ka tani vetëm një rrugë të arsyeshme.

Pasi u zgjodh, të japi dorëheqjen ose të ngrijë nga të gjitha funksionet derisa Asambleja e Akademisë të ketë ngritur një komision reformimi me kompetenca të plota, dhe ndërmarrë e përgatitur pa vonesë strategjinë rinovuese dhe të shpalli pastaj zgjedhjet e reja !

Unë do ta vazhdoj angazhimin tim deri në fund në këtë linjë ! Pa u ndalur nga asgjë !

Cili është fundi ?

Ose kthim i Akademisë të Shkencave në pozicionin që I kërkohet nga komuniteti shkencor, nga shoqëria dhe nga interesat kombëtare, ose dryni te porta e saj!

Derisa të reformohet nga një komision i përzgjedhur prej Akademikëve, Akademia mund të drejtohet administrativisht thjesht nga Sekretari i saj !

Eshtë koha për një model rrënjësisht të reformuar, modern, të institucioni që duhet të ishte në pararojë të ndërtimit të strategjive të kërkimit shkencor në vend !

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Akademia e Shkencaveartan fugafuga
Pas

Vendimi i gjykatës i vitit 2015 për Fadil Kasemin, KLD nis verefikimet

Para

SHBA stërvitje ushtarake në Gjeorgji

Para
SHBA stërvitje ushtarake në Gjeorgji

SHBA stërvitje ushtarake në Gjeorgji

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës sot në tentativën e 13 drejt konstituimit

Shtohen rastet e sulmeve me thikë, si mund të parandalohen?

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.