15:13 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dhe për këto do mendosh tani?”, Bulku, Malaj, Bisha dhe Xhepa mes lotësh i thonë lamtumirë Xhodës: Herën e fundit kur fola me gruan e tij…

14:33 | 17/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dhe për këto do mendosh tani?”, Bulku, Malaj, Bisha dhe Xhepa mes lotësh i thonë lamtumirë Xhodës: Herën e fundit kur fola me gruan e tij…

Mes lotëve, dhimbjes dhe fjalëve më të zgjedhura, artistët i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, një prej më të mirëve në radhët e tyre, Xhevdet Ferrit.

Me një amanet që e kishte lënë së gjalli, që nuk donte homazhe në institucionet shtetërore, Ferri është përcjellë sot për në banesën e funditm nga shtëpia e tij në rrugën Hoxha Tasim në Tiranë.

Rajmonda Bulku, një prej artistëve që ka luajtur mjaft role në krah të Xhodës, u shpreh se ai ishte një nga njerëzit më komodë në skenë, ndërsa tha se shpresonte deri në fund se ai do ta mposhte sëmundjen e rëndë nga e cila vuante.

Rajmonda Bulku: Xhevdeti ishte një partner komod dhe i zgjuar, kishte kurajon që të thoshte gjëra të zgjuara gjatë xhirimeve, ka pasur raste që kam thënë me vete faleminderit që ishte aty.

Hera e fundit që kam folur me Xetën (bashkëshorten e tij), ajo më tregoi për dhimbjen që kishte, dhe unë i pata thënë ‘’hë se do dali mbesa e vogë dhe do të ketë kurajo dhe do e përballojë këtë sëmundje”, deri në fund kemi shpresuar edhe ne që ai do ta përballonte këtë, pasi ishte një burrë i fortë dhe i fuqishëm.

Ishim në skenë kur e morëm vesh lajmin, u shokuam, do iu mungojë shumë fushave Xhevdet Ferri.

Besnik Bisha tregon se Xhevdeti ishte një familjar i mirë, ndërsa jo në pak raste fliste për familjen, fëmijët dhe të ardhmen.

Besnik Bisha: U bënë shumë të shpeshta ikjet, duket se përsërisim situatat por secili ka vlerën e vetë. Kemi të bëjmë me një nga vlerat më të larta, siç ishte Xhevdet Ferri, ai ishte një familjar model, ishte një nga temat e tij të preferuara që të bisedonim për fëmijët, ishte një artist, një deputet, një drejtor. Iku pasi luftoi me sëmundjen.

Për Petrit Malajn, Xhevdeti ishte artisti model, që edhe në momentet e fundit të jetës së tij përpiqej të kujdesej për gjithçka, përfshirë dhe studentët e tij.

Petrit Malaj: Përveç asaj që jemi të ndjeshëm, dhe dhimbja që na shkaktohet, Xhoda ishte një mik i shkëlqyer, ishte një artist model, por ishte dhe një menaxher shumë i mirë. Deri në momentet e fundit që kam komunikuar me të, ishte shumë i prerë kur pyeste për studentët, dhe unë i thashë ‘’’dhe për këto do mendohesh ti?”. Xhevdeti arriti që si dekan të çonte kolegë tanë në Londër që të specializoheshin, kur vinte në orën e mësimit jepte energji dhe e transmetonte atë.

Ndriçim Xhepa e quan kolegun e tij një djalë kurajozë, që me finesë diti të vinte në skenë personazhe nga më të ndryshmet.

Ndriçim Xhepa: Ka lënë pas një punë të pashlyeshme, ka qenë një djalë tepër kurajoz, dhe i papërsëritshëm, ka qenë një vlerë e interpretimit skenik shqiptar. Ka krijuar një gamë personazhesh. I shkonte me shumë finesë roleve të ndryshme në skenë, këtë mund ta bëjnë personazhe me një bagazh të madh kulturor.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“E kam ende të vështirë të flas për babin”, Fatos Baxhaku nderohet me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes

Para

 FOTO/ Miss BumBum “djeg” rrjetin, bën tatuazh me fytyrën e Lionel Messit në zonën intime

Para
 FOTO/ Miss BumBum “djeg” rrjetin, bën tatuazh me fytyrën e Lionel Messit në zonën intime

 FOTO/ Miss BumBum “djeg” rrjetin, bën tatuazh me fytyrën e Lionel Messit në zonën intime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, konstatohen shenja dhune

Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimin sekret serb, 5 të arrestuar brenda pak muajsh në Kosovë! Njëri prej tyre pranon akuzat

Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

Akuza dhe debate mes partive, gjithçka dështon në kuvend, Kurti hyn nga dera e pasme

Ekspertët amerikanë ngrenë alarmin pas sulmit me dronë të Ukrainës

SHBA rikthen të deportuarin nga El Salvadori, pritet përballja e tij me akuzat federale! Trump: Djalë i keq

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.