Policia e Northampton Township i është përgjigjur një denoncimi të një minoreneje që punonte si kamariere në një restorant ku po zhvillohej ceremonia martesore e një djali i cili edhe pse ishte personazhi i mbrëmjes, sepse po martohej, ka ngacmuar seksualisht vajzën e shërbimit.
Policia thotë se vajza po punonte si kamariere kur 32-vjeçari i afrohet asaj gjatë pritjes dhe e pyeti për të dalë jashtë.
Sipas ankesës, Aimers i tha vajzës “ne mund të bëjmë çfarë të duash”, për të cilën ajo nuk pranoi dhe i tha atij se thjeshtë po bënte punën e saj.
Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo u urdhërua nga stafi i restorantit për të kontrolluar nivelet e furnizimit në banjën e grave.
Kur ajo hyri në banjë, dhëndri e ndoqi atë dhe kapi krahun e saj, i tha minorenja policisë.
Vajza thotë se Aimers e tërhoqi atë në një nga sallat dhe mbylli derën. Ajo i tha policisë se Aimers filloi ta puthte dhe ta sulmonte.
Kur dhëndri u përpoq ta zhvishte, ajo rezistoi, duke i thënë se veprimet e tij ishin të papranueshme.
Dhëndri e pyeti vajzën: “A mund të më puthësh si të thuash? Nëse e bën unë do të të jap qindra dollarë”.
Fatmirësisht kamarieria i ka shpëtuar tëntativës së 32-vjeçarit për të bërë akte të pahijshme dhe e ka denoncuar atë në polici.
Aimers po përballet me akuzat për kufizim të lirisë ndaj një të mituri, korrupsion të të miturve, sulme të pahijshme, ekspozim të pahijshëm, sjellje të çrregullt dhe ngacmim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post