Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ballshit mbrëmjen e së dielës, ku dhëndri ka plagosur me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e tyre në lagjen 5 shkurti në Ballsh.
Autori është shtetasi Lulzim Sina 35 vjeç nga Dukasi i Patosit, ndërsa të plagosurit janë Edmond e Ludmilla Xhaferaj 53 dhe 52 vjeç.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, pasi burri ka marrë tre plumba në trup.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rethanave të ngjarjes ,gjithashtu është organizuar puna për kapjen e autorit.
vijon… (M.D/ Shuplaka)