09:51 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhëndrri i Berishës ia thotë në sy Lulzim Bashës: Duhet bërë ajo që na ka thënë Andi Bejtja

13:46 | 22/09/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Malltezi -Bashës: Ju kam çuar mbi 4 SMS dhe nuk kam marrë përgjigje. Pollo: Duhet të jeni më disponibël (AUDIO)

Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike është diskutuar për modernizim e kësaj force politike, pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit, diskutime të cilat janë shoqëruar edhe me debat.

Në mbledhje, Jamarbër Malltezi, dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i është drejtuar kryetarit Lulzim Basha, duke i thënë se pajtohet me idenë e analistit Andi Bejtja, lidhur me bashkimin e madh opozitar kundër qeverisë “Rama II”.

“Të gjithë ne këtu duhet të mbajmë parasysh se armik nuk kemi njeri-tjetrin por Edi Ramën. 

Është armik jo thjesht i demokratëve, por armik i Shqipërisë dhe shqiptarëve pasi ka një aleancë me krimin e organizuar, futi drogaxhinjtë, vrasësit dhe përdhunuesit në parlament dhe po përze shqiptarët nga vendi përditë. Është një armik që ka miliona euro para të pista që i ka përdorur rregullisht për të korruptuar ambasadorë, europarlamentarë, e të tjerë.

Prandaj dhe une jam pak a shumë me idenë që kishte hedhur në shkrimin e tij sot Andi Bejtja që propozon një bashkim të madh opozitar kundër kësaj të keqeje të madhe për vendin. Edhe para disa muajsh në këtë salle në mbledhje kryesie kam propozuar që të gjenden emërues të përbashkët me sa më shumë përfaqësues politike që janë të ndërgjegjshem për të keqen, krimin dhe korrupsionin galopant që përfaqson Edi Rama. Madje të kemi të gjejmë emërues të përbashket dhe me Ben Blushin, që mund të jetë i majte ekstrem, por nuk është bandit, drogaxhi. Natyrisht jam për bashkim me vlerat politike dhe jo me qelbësirat pasi ato le të rrine me aleancën e qelbësirave.”, është shprehur Malltezi ditën e  djeshme.

Kujtojmë se një ditë më parë, përmes një shkrimi analisti andi Bejtja shprehte mendimin se ka lindur nevoja për krijimin e një “fronti opozitar” sic e quante ai, pra një bashkim mes Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, e deri te analistët si Fatos Lubonja apo akademiku Artan Fuga.

“Ndaj, sot, që jo thjesht opozita shqiptare mos bjerë në humnerë por demokracia shqiptarë mos bjerë aty, ka vetëm një rrugë: Fronti i Gjerë Opozitar, me të gjithë ata që mendojnë se ky vend ka nevojë për opozitë më shumë se kurrë: një front me Lulin e shitur ose të pashitur brenda, me Jozefina Topallin, Astrit Patozin e Arben Imamin, me LSI-në, me Ben Blushin, Vangjel Dulen dhe Dashamir Shehin, me Artan Fugën apo Fatos Lubonjën e më shumë e shumë të tjerë jashtë politikës që kanë bërë opozitë shumë e shumë herë më serioze e konstruktive se vetë Partia Demokratike. Kjo është jo vetëm e vetmja rrugë për të ringritur dhe Partinë Demokratike, por dhe vetmja rrugë që Rama të mos mbetet duke patur opozitë vetëm vetveten.”, shkruante Bejtja.

Pavarësisht debateve që ndodhën ditën e djeshme mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit, Malltezi është i mendimit se ishte mbledhja  më e mirë që është zhvilluar në PD.

“Te nderuar miq, mbledhja e djeshme e kryesise se PD – pavaresisht nje indicenti te papelqyeshem ne llim – ishte ndofta mbledhja me e mire qe kemi pasur pasi cdokush pati nje mundesi te ase dhe thote mendimet e tij/saj sic i mendon. Debati ishte me fryme konstruktive dhe me ndjenjen e merakut per te ardhmen e PD dhe perballjen me pushtetin e korruptuar qe me para droge, vjedhjesh pronash publike etj. blen gjithkend, perfahi ambasadore dhe europarlamentare. Zgjati plot 4 ore dhe 20 minuta dhe doli me nje vendim unanim cfare eshte nje vlere e shtuar dhe jep shprese per nje reektim me te mire dhe bashkim. Zoti na ndihmofte ne perballjen me te keqen qe ka pushtuar vendin! Pas pak do nxjerr pjesen kryesore te fjales sime ne mbledhjen e djeshme per te shmagur spekullimet dhe paqartesite.”, shkruan sot Gjana.

 (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: Jamarber Malltezilulzim basha
Pas

Jo më kot keni pasur ftohtë këtë mëngjes! Bie bora e parë në vendin tonë

Para

Përfundon mbledhja e KLD-së nën drejtimin e presidentit Meta, çfarë u diskutua

Para
Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë: Ditë sakrificash, paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Përfundon mbledhja e KLD-së nën drejtimin e presidentit Meta, çfarë u diskutua

Discussion about this post

 



Të Fundit

U shfaq në koncert me flamurin e Hezbollahut, reperi i grupit Kneecap del para gjykatës në Londër

Osmani: Kosova është e vendosur për kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë

Krimi godet sërish në Meksikë, një tjetër Kryebashkiake dhe bashkëshorti i saj qëllohen për vdekje jashtë shtëpisë

Sulmi më i egër i Rusisë mbi Kiev nga 2022, 21 të vdekur

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me Lukashenkon në Bjellorusi

Durrës/ Finalizohet operacioni policor “Again”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh. Kapet autori i dyshuar, i shpallur më herët në kërkim për mashtrim

DASH: Ambasada e SHBA-së në Jerusalem do të mbyllet përkohësisht!

Avionë çekë dhe sllovakë evakuojnë 181 persona nga Izraeli

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.