Bregdeti i Dhërmiut ishte edhe në kohën e monizmit ndër më të preferuarit.
Gjatë sistemit totalitar kishte rregulla të posaçme për ata që do të pushonin në plazhin e Dhërmiut, dhe jot ë gjithë i’a arrinin të siguronin atje pushimet.
Për të pushuar nevojitej autorizim i posaçëm. Në vijën bregdetare të vendit për udhëheqjen e lartë u ndërtuan shtëpi pushimi të veçanta ndërsa për familjarët u ndërtuan kampe pushimi.
Bregdeti i Dhërmiut dhe kampi që ishte ndërtua aty ishin më i preferuari nga familjet shqiptare por ashtu si në kampet e tjera nevojitej pajisja me fletë kampi. Bregdeti i Dhërmiut do të ishte një bregdet i pëlqyer dhe nga turistët e huaj që vinin nga blloku lindor e madje nuk do të mungonin as diskutimet konkrete me shtete të ndryshme që kërkonin të ndërtonin infrastrukturën e përshtatshme për të sjellë qytetarët e tyre për të pushuar.
Pamjet e mëposhtme të transmetuara nga “Scan” i përkasin një dokumentari të vitit 1963, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, që kanë si synim të promovojnë zonat turistike të Shqipërisë. (B.H/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=0yGL4DnHdLI