10:46 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhimbje dhe lot, përcillet mes duartrokitjesh dhe lulesh presidenti i “Fax News”, Kasem Hysenbelli

10:12 | 06/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhimbje dhe lot, përcillet mes duartrokitjesh dhe lulesh presidenti i “Fax News”, Kasem Hysenbelli

Mes duatrokitjesh të panumërta dhe lotëve që nuk shteronin, trupi i pajetë i presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli është përcjellë për në banesën e fundit.

Shumë miq, gazetarë, njerëz të botës së biznesit, politikës, ishin të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit, arkitektit të medias së lirë dhe të pavarur, që ishte gjithmonë në krah të popullit të lirë.

Stafi i Fax News dhe Fax Web, të trishtuar thellë për këtë largim, hodhën karafila të bardhë dhe kuq, ndërkohë që trupi i pajetë i Kasem Hysenbellit nxirrej nga banesa.

Drejtor Kasemi iku në heshtje, duke lënë pas vlerësime pafund për figurën dhe integritetin në raport me njerëzit e medias dhe jo vetëm, ndërkohë që largimi i tij fizik duket ende i pabesueshme për stafin që ruan në mendje zërin dhe këshillat e tij të drejta.

Të pafund ishin komentet në rrjet për një personalitet si Kasem Hysenbelli, ku dhjetëra gazetarë ruanin në kujtime vetëm mirësinë e njeriut të guximshëm të medias dhe qytetarit që investoi dhe kotribuoi për vendin e tij nëpërmjet një media të lirë e cila u bë një dritare e shtuar për të gjithë shqiptarët.

Të gjithë janë të një mendimi, humbja e Kasem Hysenbelliut është një humbje e madhe për mediat shqiptare, për qytetarinë dhe për vetë demokracinë e medias, pasi ai ishte një misionar i së vërtetës, dhe pasionant i fjalës së lirë.

Fax News dhe Fax Web, mediat të cilat krijoi Kasem Hysenbelli, vetëm në pak vite u bënë shtëpia e fjalës së lirë, për çdo qytetar të thjeshtë, të cilët jo në pak raste e konsideronin si “televizioni i së vertetës”.

Kasem Hysenbelli u nda nga jeta me 5 dhjetor, pas një betejë të vështirë prej disa javësh me sëmundjen e COVID-19, në një spital në Turqi, duke lënë pas një dhimbje të fortë, por në kujtime e secilit do të mbahet mend me humorin e hollë.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe webit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa një ditë më parë ishte dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin TV të pavarur në vend, teksa Fax News u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë, duke mbrojtur disa nga kauzat qytetare, me transmetimin maratonë të protestës së Astirit, dhe kauzës së Teatrit Kombëtar.

Presidenti i Fax News që prej fillimit të pandemisë ka qenë një nga njerëzit më të kujdesshëm sa i takon masave parandaluese të përhapjes së Covid 19, por duket se ky virus na tregoi edhe njëherë tjetër se nuk kursen askënd.

Me humorin, batutat, me dorën e shtrirë ndaj çdo punonjësi, presidenti i Fax News kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Të gjendur të pafjalë nga kjo humbje e jashtëzakonshme, Fax News dhe Faxweb.al do të vazhdojnë misionin e lënë përgjysmë nga presidenti, për t’iu gjendur çdo qytetari, çdo kauze, e për të qenë një pasuri në dorën e çdo shikuesi dhe lexuesi të medias sonë.

Pas

“Kasemi, njeri i jashtëzakonshëm”, mjeku Ethem Ruka: Një dhimbje shumë e thellë! Punoi shpejt, vrapoi shpejt dhe iku shumë shpejt

Para

“Shqipërisë do ti largohet ajka e zërit të lirë” banorët e Unazës së mesazh ngushëllimi për Kasem Hysenbelliun: I hapte Zoti dyert e parajsës, siç hapi TV-n e tij për qytetarët e thjeshtë!

Para
Nisin homazhet per ti dhene lamtumiren Kasem Hysenbelliut

"Shqipërisë do ti largohet ajka e zërit të lirë" banorët e Unazës së mesazh ngushëllimi për Kasem Hysenbelliun: I hapte Zoti dyert e parajsës, siç hapi TV-n e tij për qytetarët e thjeshtë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Seria” në Kavajë/ Përfundon në pranga 33-vjeçari për disa vjedhje dhe posedim droge

I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Shtetet e Bashkuara duan të revokojnë vizat për studentët kinezë, rregulla më të ashpra për ata të lidhur me Partinë Komuniste. Revoltohet Pekini: Diskriminim!

Deri në 2500 euro për një pistoletë/ Zbardhen detaje nga operacioni “Puzzle”, si trafikoheshin armët nga Kosova në Shqipëri

“Votat e mia i kaluan një kandidati tjetër”/ Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale në qarkun Tiranë

Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari. Pamje nga vendngjarja

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Vajza palestineze që humbi këmbën në sulmin izraelit pret të ketë një këmbë protetike

Ushtria izraelite urdhëron dëbimin e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës

Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.