19:05 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhjetëra lëkundje sizmike në Santorini, komisioni shkencor po monitoron fenomenin

19:54 | 01/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhjetëra lëkundje sizmike në Santorini, komisioni shkencor po monitoron fenomenin

Aktivitet sizmik intensiv po regjistrohet ditët dhe orët e fundit në zonën detare të Santorinit dhe ishujt përreth ku ka pasur me dhjetëra mikro-tërmete.

Tërmeti më i fundit ka ndodhur në orën 15:29 të së shtunës me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter , 24 kilometra në jug të Arkesinit të ishullit Amorgos, në një thellësi prej 14.5 km.

Më herët Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar i Athinës bëri të ditur se në orën 14:51 u regjistrua një tërmet tjetër me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter me epiqendër 22 km në verilindje të Therës. Aktiviteti postsizmik në zonë është intensiv, me lëkundje të dobëta që variojnë nga 2-3 Rihter, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi Aleksandër Marku.

Ky aktiviteti intensiv sizmik në ishullin e Santorinit dhe përreth tij ka shkaktuar ankth tek banorët e Santorinit, si dhe shqetësim tek shkencëtarët që po monitorojnë zhvillimin e fenomenit. Kujtojmë se është një zonë që pranë ishullit Amorgo, ka shkaktuar tërmetin shkatërrues prej 7.7 Rihter në korrik të vitit 1956.

Përveç të tjerash është një fenomen i veçantë që zhvillohet edhe në një zonë vullkanike, fakt që çoi në një takim ekspertësh në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ku u diskutua për planin e emergjencës “TALOS 2”.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit të ministrisë thuhet se aktiviteti me nivel të ulët sizmiko-vullkanik në Caldera (pjesa e tërhequr konit vullkanik të Santorinit, e formuar rreth vitit 1613 para Krishtit me shpërthimi Minoan) është i ngjashëm me atë që ka ndodhur në periudhën 2011-2012 ku pati mikro-tërmete për 14 muaj rrjesht të cilat nuk çuan në një shpërthim të vullkanit të Santorinit.

Për momentin komisioni shkencor po monitoron fenomenin, ku mund të matë edhe gazrat në kraterin e vullkanit dhe temperaturat. Disa nga këto epiqendra janë në zonën e Calderas, por shumica janë në lindje dhe verilindje tek çarja shkëmbore e ishullit Amorgos pranë Kolumbos.

Duke folur për televizionin publik , profesori i sizmologjisë Gerasimos Papadopoulos tha se nuk ka arsye për shqetësim.

“Janë vërtet shumë tërmete, kryesisht në javën e fundit. Që nga fillimi i janarit, por kryesisht në javën e fundit, ka pasur më shumë se 150 me 200 tërmete, disa janë në ishullin e Santorinit, por shumica janë shumë në verilindje, rreth 10 deri në 30 kilometra larg . Por e rëndësishme është që nga ekzaminimi që kemi bërë nuk rezulton se janë tërmete vullkanike. Me fjalë të tjera, ata nuk janë tërmete që lidhen me disa procese vullkanike në nëntokë, nën vullkan ose rreth vullkanit. Janë tërmete thjesht tektonike, nga ata që mund të ndodhin në çdo rajon tjetër të vendit”, shtoi ai.

Megjithatë, në një postim në Facebook-ut, ai ka theksuar se “sa më të larta të jenë magnitudat, aq më i lartë është rreziku sizmik”.

Pas

EMRAT/ Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret me thikë djalin e tij

Para

Vrau të birin, 74-vjeçari: Kishim konflikte

Para
Vrau të birin,  74-vjeçari: Kishim konflikte

Vrau të birin, 74-vjeçari: Kishim konflikte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.