Pas liderit të LSDM-së Zoran Zaev, një tjetër politikan është plagosur për shkak të dhunës që po ushtrojnë protestuesit që kanë uzurpuar Kuvendin maqedonas. I plagosuri është deputeti shqiptar, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
Në mediat maqedonase qarkullojnë pamje mjaft të rënda të tij, të cilat “Shuplaka” zgjedh të mos i publikojë pasi mund të jenë shqetësuese për publikun.
“Tetova Sot” shkruan se Sela po mjekohet dhe është jashtë rrezikur për jetën. Më parë njerëz të maskuar kanë sulmuar me sende të forta deputetin Oliver Spasovski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ndërkohë që të tjerë të plagosur janë: Petre Shilegov, Maksim Dimitrievski, Radmila Sekerinska, Damian Mançevski dhe një tjetër deputet nga LSDM si dhe gazetarë.
Kjo situatë e jashtëzakonshme në Maqedoni, vjen si revolt pas zgjedhjes në krye të Kuvendit maqedonas të të parit shqiptar, Talat Xhaferi.(D.D/Shuplaka)