03:23 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

07:43 | 06/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite vrau të paktën 39 palestinezë në sulmet në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, thanë zyrtarë të shëndetësisë të enjten, duke përfshirë të paktën 20 persona në një sulm që dogji çadrat në një kamp refugjatësh të mbushur me njerëz.

Banorët mbanin një trup të mbështjellë me qilima nga rrënojat e djegura të strehimoreve të improvizuara në Mauasi, pranë bregdetit në perëndim të qytetit Khan Younis në Gazën jugore, ku dhjetëra mijëra njerëz janë strehuar për muaj të tërë. Izraeli e ka shpallur qytetin zonë humanitare dhe prej kohësh u ka thënë njerëzve që të shkojnë atje për sigurinë e tyre.

Të afërmit e viktimave thanë se sulmet e fundit tregojnë se një deklaratë e re nga grupi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut Amnesty International, e cila akuzon Izraeli se po ushtron gjenocid në Gazë, që është hedhur poshtë me forcë nga Izraeli, është shumë e vonuar. Në një raport të botuar të enjten, organizata e të drejtave të njeriut, thekson se veprimet e Izraelit nuk mund të justifikohen me sulmin e Hamasit më 7 tetor, 2023, që shkaktoi luftën në Gazë dhe as me praninë e militantëve në zonat e banuara me civilë. Amnesty International thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Izraelit mund të jenë bashkëfajtorë në gjenocid dhe u bëri thirrje atyre të ndalin dërgesat e armatimit Izraelit. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar me forcë akuzat ndaj Izraelit për ushtrim të gjenocidit në Rripin e Gazës.

Zyrtarë mjekësorë në Rripin e Gazës thanë se mes 20 viktimave të konfirmuara të sulmit izraelit kishte gra dhe fëmijë. Izraeli tha se sulmi kishte në shënjestër operativë të lartë të Hamasit, të cilët nuk i identifikoi.

Më vonë të enjten, Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit Kamal Adwan në Beit Lahiya në veri të Gazës, tha se një djalë 16-vjeçar që përdorte një karrige invalidi u vra dhe disa njerëz, përfshirë mjekë, u plagosën nga një sulm izraelit ndaj spitalit.

Deri më tani, mbi 44,500 persona llogaritet se janë vrarë gjatë fushatës ushtarake të Izraelit, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës, që nuk bëjnë dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve, por që thonë se mbi gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Lufta filloi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 ndaj vendbanimeve izraelite, duke vrarë 1,200 personave, shumica civilë. Grupi militant mori peng edhe rreth 250 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Rreth 100 pengje ende po mbahen në Gazë dhe besohet se një e treta e tyre kanë vdekur.

Ofensiva e Izraelit është ndër fushatat më të përgjakshme dhe shkatërruese që nga Lufta e Dytë Botërore./VOA/

Pas

Nivele të larta të hormonit të stresit, cilat janë simptomat që mund t’i kemi

Para

Monument kulture i kategorisë së parë, nis restaurimi i parë për kishën e Shën Mëhillit në Vuno

Para
Monument kulture i kategorisë së parë, nis restaurimi i parë për kishën e Shën Mëhillit në Vuno

Monument kulture i kategorisë së parë, nis restaurimi i parë për kishën e Shën Mëhillit në Vuno

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.