Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Durrës dhe në Tiranë, duke iu shtuar listës prej mbi 500 tërmete që kanë lëkundur Shqipërinë që prej mëngjesit të së martës.
Tërmeti i mbrëmjes së djeshme u regjistrua rreth orës 23:19 minuta me një magnitudë prej 4.4 ballë, ç’ka risolli panikun në radhën e qytetarëve. Baza e tërmetit është deti Adriatik në afërsi të Kepit të Rodonit.
IGJEUM bën me dije se thellësia e tërmetit është 33 km në Veri-Perëndim të Kepit të Rodonit.
Po ashtu gjatë natës ka pasur lëkundje me një forcë më të vogël.
Ndërkohë që si pasojë e ankthit nga rikthimi i lëkundjeve, edhe në Tiranë shumë qytetarë kishin lënë mbrëmë shtëpitë e tyre, për të fjetur në makina, apo pranë të afërmve të tyre në qytete të tjera të vendit.
Discussion about this post