Vijon ende bojkoti i seancave gjyqësore në qytetin e Gjirokastrës. Përfaqësuesi i dhomës së Avokatëve në Gjirokastër Tahir Novi, është shprehur se bojkoti do të vijojë deri ditën e mërkirë.
Ai bëri apel që të zgjidhet sa më shpejt kjo situatë, pasi do të çoj në konflikt familjarët që kanë çështje me avokatët apo institucione.
Përsa i përket masave të sigurisë dhe bojkotimit të tyre, Novi pohoi se pritet vendimi i ditës së mërkurë.
“Dhoma e Avokatisë Gjirokastër ka vendosur bojkotin deri ditën e merkurë që të mblidhet këshilli që të vendoset se cfarë do të bëhet në të ardhem.Populli vjen dhe nuk bëhen gjykime, harta e re nuk është ndërtuar sipas rregullave. Kjo do shkaktojë grindjen e popullit mes tyre, grindje e popullit me personat që kanë lidhje me masat administrative, organizimin e popullit për të bojkotuar gjykatat. Qeveria ta rishiokojë këtë cështje. Ka pasur përplasje të familjarëve me avokatët. Familharët kërkojnë që të gjykohet cështja”-u shpreh ai për mikrofonin e Faxnews.
Kujtojmë se në qarkun e Gjirokastrës sipas hartës së re gjyqësore, largohet gjykata administrative, e apelit dhe gjykata e shkallës së parë në Përmet.
Discussion about this post