Është bërë e zakonshme që në fotot e njërëzve të famshëm të kalohen në lupë të gjitha detajet.
Kjo ndodhi para disa ditësh edhe me këngëtaren Rozana Radi, ku një nga komentuesit i kujtonte që të rregullonte dhomën e hotelit para se të bënte foto.
Me ironi këngëtarja i kërkoi ‘’ndjesë” komentuesit dhe i tha se tashmë do të linte pushimet dhe do të zinte vendin e pastrueses.
Dhe siç duket e ka bërë këtë gjë, me tallje sigurisht. Ajo ka postuar një tjetër foto ku thotë se sapo ka mbaruar punët.
“Gjes! Sa përfundova drekën e hotelit, mora pluhurat e dhomës, lava xhamat dhe tani po shkoj t’i fus një të lame vetë. Kam vënë një letër te hyrja e hotelit: “Mos bëni rrëmujë, se s’keni ardhur për qejf këtu”, shkruan këngëtarja.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post