Vetëm pak ditë më parë në Maqedoni huliganët maqedonas plagosën deputetë dhe gazetarë në ambientet e Parlamentit. Nga kjo ngjare e rëndë policia në Shkup ka arrestuar 4 persona.
Sipas Alsat M, njëri nga 4 personat e arrestuar është kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. 11 personat e tjerë ndaj të cilëve është lëshuar flet-arrest nuk janë kapur ende nga policia.
Të 15 personat e dyshuar të cilët po kërkohen MPB-ja, jo-zyrtarisht janë pjesë e grupit që pushtuan ambientet e Kuvendit të Maqedonisë. (J.V/Shuplaka)