Ka nisur procedimi penal ndaj 11 oficerëve të policisë dhe 4 të njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë. Hetimi ndaj tyre ka nisur lidhur me ngjarjen e shënuar më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, në seancën ku Talat Xhaferi u zgjodh në krye të këtij parlamenti.
E njëjta masë i është vendosur edhe një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, sipas mediave vendase në Maqedoni.
Nga pamjet filmike të siguruara nga grupi hetimor, ka rezultuar se këta oficerë të policisë nuk kanë ndërhyrë për të shmangur dhunën brutale të shënuar në atë seancë, as kur turma hyri me forcë në Kuvend dhe as kur goditi deputetët.
(XH.A/SHUPLAKA)