17:29 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhuna e djeshme në sfidën Tirana-Laçi, reagon klubi kryeqytetas: U vodhëm në fushë, pamjet filmike janë…

18:30 | 31/03/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna e djeshme në sfidën Tirana-Laçi, reagon klubi kryeqytetas: U vodhëm në fushë, pamjet filmike janë…

Ndeshja e djeshme midis Tiranës dhe Laçit është mbyllur me rezultatin 1-1, një sfidë e cila nga e cila  në 98 minuta, duke llogaritur edhe shtesën, ndodhi gjithçka. Laçi barazoi në fund të minutave shtesë me anë të Xhixhës. Në këto momente pati tension dhe drejtuesit e Tiranës u futën në fushë, duke kontestuar vendimet e kryesorit Kridens Meta.

Tensionet u zhvendosën më tëj në dhomën e zhveshjes ku sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, është sulmuar fizikisht nga pjesëtarët e stafit dhe lojtarët e Laçit, mes tyre edhe djali i presidenti Pashk Laska.

Lidhur me këto incidente ka reaguar sot edhe KF Tirana kuy me anë të një statusi në rrjetet sociale dënon ashpër ngjarjet e ndodhura në stadiumin “Selman Stermasi”.

“Lojtaret e Tiranes u provokuan dhe u dhunuan. Klubi i ka vënë në dispozicion të Policisë së Tiranës pamjet filmike për gjithcka ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Tirana – Laçi dhe pret zbardhjen e ngjarjes si dhe pasojat ligjore”, shkruhet në këtë reagim.

Më tej reagimi vijon me fjalët se “dje skuadra kryeqytetase u vodh në fushë, në një ndeshje që mund të luhej deri në të gdhirë sipas kryesorit Kridens Meta dhe më pas u provokua dhe u godit turpshëm”.

Deklarata e plotë:

Denoncim publik

Klubi i Futbollit Tirana denon ashper ngjarjet e ndodhura dje ne stadiumin “Selman Stermasi”. Lojtaret e Tiranes u provokuan dhe u dhunuan. Klubi i ka vene ne dispozicion te Policise se Tiranes pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur ne perfundim te ndeshjes Tirana – Laçi dhe pret zbardhjen e ngjarjes si dhe pasojat ligjore.

Denoncimet publike ne kete vend, thuajse gjithmone kane rene ne vesh te shurdhet per te mos sjelle ndryshim. Per kete dhe te tjera arsye, zgjedhim te mos flasim gjate por te veprojme.

Dy jave me pare, gjyqtari Olsi Sokoli vodhi turpshen skuadren ne fushe ndaj Kastriotit dhe klubi ka hapur nje ceshtje ndaj tij ne FIFA, ne sektorin e Luftes kunder Racizmit, ne mungese te nje pergjigje nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Dje skuadra u vodh ne fushe, ne nje ndeshje qe mund te luhej deri ne te gdhire sipas kryesorit Kridens Meta dhe me pas u provokua dhe u godit turpshem.

Pamjet filmike jane depozituar ne Policine e Tiranes. Ngjarjet e dy javeve te fundit do te relatohen gjithashtu ne UEFA dhe FIFA.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: KF TiranaTIRANA-LACI
Pas

“Bashkia këtu ndërton pallate në rërë”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Me modelin Vangjush Dako në krahë…

Para

Zgjedhjet e Ukrainës: Komediani ‘kontrabandist’ favorit në raundin e parë

Para
Zgjedhjet e Ukrainës: Komediani ‘kontrabandist’ favorit në raundin e parë

Zgjedhjet e Ukrainës: Komediani 'kontrabandist' favorit në raundin e parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zebrës rebele që “pushtoi” rrjetin, i zgjat vetëm 10 ditë “arratia”

Zëvendësuesi i mundshëm i Gjimshitit, Sylvinho enigmatik

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Vjen zyrtarizimi i shumëpritur, fituesi i Tripletës prezantohet si trajneri i ri i Interit

Malajzi, 15 të vdekur dhe 30 të plagosur gjatë përplasjes së një autobusi me studentë

“E vështirë me Letoninë, por duam 3 pikë”, Asllani: Kanë trajner italian, do të mbrohen mirë

“Manaj është titullar i Kombëtares, penalltitë i vendos unë”/ Sylvinho para duelit me Letoninë: Ndeshje e rëndësishme, presioni është rritur

Flamuri i UÇK-së u ndalua në stadium në ndeshjen me Serbinë, reagojnë ashpër Tifozat Kuq e Zi: Shqipëria është e përjetshme, ju jeni…

Jennifer Lopez shkëlqen në Festivalin Botëror të Muzikës Pride, kostumi vezullues që vodhi shfaqjen

Silvinho para sfidës me Letoninë: “Kemi avantazh, kemi zgjedhje. Nesër vendosim për formacionin”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.