Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar mbi situatën e krijuar në Mengel të Elbasanit pas mbylljes së shkollës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla ka hedhur akuza në drejtim të Paritsë Demokratike, teksa shkruan se nuk njeh turp dhe përdor edhe fëmijët, ndërsa jep lajmin se nesër fillojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës.
Postimi i plotë i Ballës:
Nuk ka turp më të madh për politikën kur përdor edhe jetën e fëmijëve si mish për top në luftën politike.
Nesër fillojnë punimet e rikonstruksionit të Shkollës në Mengël të Elbasanit, sepse shkolla eshte e demtuar dhe ne kushtet qe eshte rrezikon seriozisht te shembet dhe te zere femije e mesues brenda. Fillon neser sepse procedurat e tenderimeve publike kerkuan kohen e vet minimale.
Une nuk e kuptoj pse politika e zymte e PD, nje partie qe ka humbur toruan, pa ekip, pa program, pa lidership, me ca militante te papergjegjshem duan te luajne me jetet e femijeve.
“Duam te bejme mesim ne shkollen qe po shembet”, “Nuk duam rikonstruksionin”, “Nuk i cojme femijet 1 muaj ne nje shkolle tjeter”.
Me thoni si mund t’ua zgjidhesh kete kerkese pa kuptim. Kur brenda disa ditesh shkolla do te kete soleta te reja dhe vetem atehere mund te zhvillohet mesimi normalisht.
Kjo lloj politike e ulet nuk eshte politike per hallin e shkolles se femijeve, por per hallin e pazgjithshem te Lulit dhe te partizes se tij, dikur Partia Demokratike.
#EgjithëVëmendjapërFËMIJËT
(B.B/ Faxweb.al)