Ilir Meta ka qenë i ashpër në konferencën me gazetarët, ku pasi denoncoi atë që ka ndodhur në zyrat e FRD-së, u largua nga konferenca, kur mediat kishin ende pyetje për të bërë. Pas insistimit të gazetarëve, Meta u kthye pas dhe iu përgjigj Rovena Cerkës nga Fax News, nëse kishte koment për sjelljet e Ramës ndaj grave në përgjithësi dhe ndaj gazetareve në veçanti.
“Mos i qëndroni afër kur i bëni pyetje. Se si janë raportet e tij me median shikoni raportet e Komisionin të Venecias dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Meta.
Meta i paralajmëroi gazetaret që të qëndrojnë larg Ramës, veçanërisht kur bëjnë pyetje që nuk kanë të bëjnë me porositë e zyrës së shtypit të kryeministrit, dhe përfaqësojnë media që nuk paguhen me tendera dhe favore nga ana e qeverisë.
Presidenti bëri paralajmërime të forta për të gjithë ata që kanë ndërmend të manipulojnë zgjedhjet e Prillit, ku tha se kreu i shtetit dhe populli mund të bëjnë veprime të paimagjinueshme përballë bandave të lidhura me krimin.
“Ju mendoni se presidenti do të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet, sipas modelit të Dibrës, të Shijakut, dhe bandës së Bashkisë së Tiranës.
Presidenti dhe populli do të reagojnë shumë më përpara, nëse dikush qënka shqetësuar se qenka irrituar presidenti, të jeni të sigurt që nuk ka forcë që e ndal presidentin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, me aq sa do të jetë mundësia.
Këtu bëhen akte të tilla të shëmtuara, ku kryeministri prek fizikisht gazetaret, ku deformohen fotot e kandidateve për deputete, disa media janë ende të kapura. Siç i patë dhe ata të Elbasanit, që janë të gjithë me tendera, kishin dalë atje për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale. Pse i përplasin aktivitetetet në të njëjtën kohë, kur kanë edhe Policinë dhe Bashkinë? Do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.
Populli shqiptar të bëhet gati, presidenti nuk do të heshttë, mos prisni president të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur vendin. Presidenti ka vetëm një votë, dhe çdo shqiptar ti thërrasë mendjes, se nëse është pa punë, dhe gënjehet ne 50 mijë lekë, mos të rri dhe të presë, te ajo votë është dhe e drejta për punë, dhe e drejta e pronës”, tha mes të tjerave Meta.
(E.K/Faxweb.al)