04:48 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë rënien e tij”

20:13 | 23/11/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama sulmon Markun: Mungesë respekti ndaj procesit të ‘Vettingut’ dhe qëndrim arrogant

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quan banorët e “Astirit” si zabtues, ndërsa i kërcënoi pas protestës së djeshme se ata që nuk kanë dokumente nuk do të marrin asnjë dëmshpërblim për banesat e tyre.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se “Dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë rënien e tij!”

Sipas tij, “Gjuha e urrejtjes dhe e përçmimit ndaj shqiptarëve të ardhur prej viseve të Veriut të Shqipërisë e që me apo pa leje, de facto janë bërë banorë të Tiranës, etiketimi i tyre “shpellarë” apo “malokë” dhe përpjekja djallëzore për t’i vënë ata në konflikt me banorët e tjerë vendas apo të ardhur më herët tek Unaza e Re apo edhe gjetiu në Tiranë, është shprehja me e qartë e filozofisë armiqësore dhe selektive të Kryeministrit ndaj një pjese të popullsisë së vendit të vet.”

Nënkryetari i LSI-së shprehet më tej se, “Prej kësaj gjuhe dhe filozofie urrejtjeje buron dhe ushqehet dhuna e pushtetit që përdor shtetin për interesa korruptive.
Por Kryeministri duhet të ketë mirë të qartë një gjë: dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë humbjen dhe rënien e tij.”

Në vijm të reagimit të tij, Rama thekson se banorët nuk kanë çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë, ndërsa thotë se ata nuk i tremben dhunës.

“Banorët e Unazës së Re nuk kanë se çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë, e ata nuk janë prej atyre që i tuten apo i tremben dhunës!
Prandaj, dialogu me ta e jo dhuna, transparenca dhe jo imponimi janë e vetmja mundësi që ka Kryeministri t’a shpëtojë veten prej turpërimit dhe humbjes prej dhunës që vetë e provokoi dhe e nisi i pari.
Urrejtja ndaj fqinjit, ndaj tjetrit a cilitdo qoftë; i pasur a i varfër, malësor, fusharak, lab a qytetar, besimtar në qoftë ose jo, është një prej Dhjetë Ndalimeve, që nga Libri i Moisiut.
Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit, e kush ka sado pak mend në kokë, nuk shkon me forcë e as përdor dhunën kundër të zotit të shtëpisë, se nuk preket me dorë baba para femijëve e as fëmijet në sy të babës!”,
– shkruan Luan Rama.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Konflikti me armë në Vlorë, policia jep versionin zyrtar

Para

VIDEO/ Largohet nga spitali Ina Nuku, ja kush e shoqëron

Para
VIDEO/ Largohet nga spitali Ina Nuku, ja kush e shoqëron

VIDEO/ Largohet nga spitali Ina Nuku, ja kush e shoqëron

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.