Është tensionuar situata në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku pritet të jepet masa e sigurisë për 23 qyetetarët e arrestuar në Kukës.
Në momentet që deputetët e opozitës po tentonin që të hynin në ambjentet e brendshme të Gjykatës ka mbetur i përgjakur dhe deputeti Edmond Spaho.
Në lidhje me këtë ka reaguar dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.Ai thotë se shqiptarët e kanë parë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.
‘’Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, shkruan Basha.
Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Tiranës, situata paraqitet mjaft e nxehtë, teksa qindra policë kanë formuar gardhin e sigurisë. Dhjetra furgonë janë parkuar në gjendje gatishmërie, në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatë.
Po ashtu në është ndaluar qarkullimi i mjeteve në rrugën që lidh ‘’Myslym Shyrin” me Gjykatën.
Seanca pritet të nis brenda pak minutave, ndërsa 23 personat e arrestuar kanë mbërritur tashmë në Gjykatë. (E.K/FAXWEB.AL)