Një histori të përsëritur e ka konsideruar sociologia Entela Binjaku ngjarjen e ndodhur në Kosovë, ku një fëmijë 3-vjeç dhunohej dhe tërhiqej zvarrë nga edukatoret e çerdhes.
Në një intervistë për Albi Rakip në studion e Faxnews, Binjaku tha se ky do mbetet një episod shumë i trishtë në jetën e këtij fëmije.
Sakaq ajo bëri edhe një thirrje për institucionet, se duhet të kujdesen për punësimin ku duhet të jenë persona me formim të mirë arsimor apo që shfaqin nivele të mira të empatisë.
Binjaku: Është një histori e përsëritur në hapësirat tona ku në qender vendoset një i mitur dhe keqtrajtimi ndaj tij, e sidomos nga ata që e kanë për detyrë.
Kjo histori përbën një dukuri, mendja na shkon te te gjitha mjediset që kanë në mision kujdesin për me te vegjëlit dhe për këtë shqetësohemi.
Ne kemi parë jo vetëm të miturit dhe të moshuarit, në përgjithësi ata që përbëjnë pjesën e brishtë të shoqërisë. Sot të gjitha këto mjedise janë të monitoruara, nën vezhgimin e teknologjise dhe mund ti shërbehen opinionit publik.
Këta aktore do duhet ta mbajnë në vemendje se prinderit se pranojnë dhunën ndaj fëmijës,
Keta aktore duhet ta dinë se gjithçka behet e ofrueshme në rrjet. Ka një mungesë profesionalizmi në këtë pjesë. Institucionet te kujdesen për punësimin e atyre njerëzve që gëzojnë një formim të admirueshem arsimor, shfaqin në testime nivele te mira të empatise, që e duan punën.
Në asnjë rast dhuna nuk tolerohet. Për të vlerësuar ndikimin psikologjik të kësaj skene, nëse ka qenë episodike, keto do e bejne mirë ata eksperte ku familja do të drejtohet. Është një episod shumë i trishte ne jëtën e këtij fëmijë.