16:31 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhuna ndaj arbitrit, reagon Federata Shqiptare e Basketbollit: E papranueshme

13:08 | 24/11/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Rama ik”, tifozët sërish thirrje kundër kryeministrit në ndeshjen Skënderbeu-Tirana

Federata Shqiptare e Basketbollit ka reaguar pas arrestimit të Bruno Daliut, i cili ditën e djeshme në sfidën e basketbollit për meshkuj Teuta-Tirana duke u konfliktuar me fjalë me arbitrin Jurgen Muho dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Në reagimin e FSHB, thuhet se e dënojnë ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Federata i ka uruar arbitrit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështesin plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Policia arrestoi në flagrancë Daliun për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

 

Postimi i plotë:

Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme.

Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti.

Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Federata Shqiptare e Basketbollit njofton opinionin publik se teksa po administrohet protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë e ngjarjes, si dhe pamjet filmike ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të shqyrtuar dhe për vendosur mbi këtë ngjarje.

Federata Shqiptare e Basketbollit

Etiketa: basketbollbruno daliuFederata Shqiptare e Basketbollit
Pas

FOTO/ Makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital

Para

E rëndë/ Motra godet me thikë vëllain, i plagosuri me urgjencë në spital

Para
Masakron me sqepar gruan në Blacë të Pogradecit, arrestohet 49-vjeçari

E rëndë/ Motra godet me thikë vëllain, i plagosuri me urgjencë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lapaj letër KQZ: ‘Lista e mbyllur’ u dorëhoq nga kandidimi, s’mund të kërkojnë tani mandat! Deputeti I përket listës së hapur

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Francesco Becchettit për masën arrest me burg, biznesmeni italian ende në kërkim

Gaza nuk gjen qetësi!/ Sulmet izraelite lënë 22 viktima, 2 prej tyre në Kishën e preferuar të Papa Françeskut

Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy persona mbeten të plagosur pranë stadiumit

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Hyri brenda dyqanit për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Mamurras

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta

Greqi/Makina goditet nga treni në Patra, ndërhyrje në kohë e zjarrfikësve

Kleana Xhuveli kërkon revokimin e dorëheqjes nga kandidimi në Qarkun Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.