18:13 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhuna ndaj Dollapit/ “Një grup rrugaçësh që bëjnë sherr rruge”, Strazimiri: Ja lista, 467 drejtues policie pjesë e elektoratit të PS

19:41 | 17/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debati Biba-Kosovrasti/ “Vendimi i PD-së për anëtar KZAZ-je, i duhuri”, Strazimiri: E kanë mizën nën kësulë, prandaj janë të shqetësuar

Gjatë bisedës në studion e Fax News me gazetaren Xhilda Kondi, ish-deputeti Gent Strazimiri ka reaguar edhe për protestën e 11 Majit të opozitës së bashkuar dhe dhunën që është ushtruar nga policia ndaj Sekretarit të Partisë Demokratike Sahit Dollapi.

Strazimiri shprehet se Dollapi është trajtuar si kriminel dhe se policia ka marrë masa ekstreme pa qenë nevoja. Sipas Strazimirit, dhuna ndaj Dollapit është e pajustifikueshme në asnjë rrethanë, ndërsa duke iu referuar përgjegjësve, ai shprehet se kjo është në kundërshtim me ligjin.

“Kjo që ka ndodhur me zotin Dollapi është jo vetëm totalisht e paligjshme, por edhe e pa justifikuar në asnjë lloj mënyre në asnjë rrethanë. Edhe në traditën tonë policia, Edi Rama, Leshi apo kushdo që janë zinxiri komandues i këtyre trimave që dalin edhe dhunojnë barbarisht njerëz në mes të rrugëve, nuk kanë bërë thjesht një shkelje ligjore…”

Strazimiri po ashtu ka reaguar edhe për dhunën e përdorur ndaj gazetarëve duke u shprehur se kjo është e papranueshme dhe si pjesë e “kodit moral lajmësi nuk preket.”

Po ashtu, duke falenderuar mediat për transmetimin e momentit të dhunimit të Dollapit, Strazimiri u shpreh se në qoftë se kjo dhunë do të kishte ndodhur jashtë kamerave reagimi do të kishte qenë ndryshe.

“Kjo dhunë mund të kishte ndodhur edhe jashtë kamerave dhe imagjinoni se cili do të kishte qenë reagimi i këtyre kriminelëve me uniform për të vërtetën e tyre mbi ngjarjen. Të cilët e filluan në këtë mënyrë dhe pas disa orëve hoqën dorë… është dashur edhe ndërhyrja e Presidentit të Republikës që Sahit Dollapi të marri mjekimin e nevojshëm.”

Ish-deputeti nuk ka nguruar të akuzojë qeverinë si përgjegjësen kryesore për vendosjen si drejtues policie, sipas tij, persona të cilët kishin punuar për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve, ndërsa iu është drejtuar këtyre të fundit për dhunën ndaj Dollapit si “grup rrugaçësh që bëjnë thjesht sherr rruge”.

“Zoti Ristani i cili atëherë ka qenë drejtues i këtij komisioni ka publikuar një listë që të gjithë 467 drejtuesit e rimarrë dhe futur në polici janë pjesë e elektoratit të PS-së o në cilësinë e Komisionerit, o në cilësinë e vëzhgusit, o në cilësinë e numuruesit ose në cilësinë e financuesit dhe këto janë dokumente shtetërore. Edhe sikur të ishte kriminel Sahit Dollapi nuk duhet të ishte trajtuar në atë mënyrë, sepse këta janë thjesht një grup rrugaçësh që bëjnë thjesht sherr rruge.”

Pjesë nga biseda në studio:

Xhilda Kondi: Protestat e opozitës, 11 Maji… Nga erdhi dhuna?

Gent Strazimiri: Falë televizionit tuaj dhe disa televizioneve të tjera unë kam parë Sahit Dollapin të rrihej në mënyrë barbare, sikur të ishte një kriminel. Në një demokraci, një shtet ligjor edhe një kriminel nuk trajtohet në atë mënyrë, por që dhuna ndaj tij ushtrohet me proporcionalitet. Policia prandaj trajnohet, paguhet që të mos humbasi toruan.. dhuna nuk është një qëllim në vetvete  nga organet ligjzbatuese, dhuna është një mjet që përdoret në një moment të mbrojtjes së nevojshme apo nevojës ekstreme. Të gjitha këto kanë rënë posht tek ato që pam për zotin Dollapi, edhe sikur të mos ishte personi i cili ishte caktuar nga Partia Demokratike për policinë e shtetit.Kur përpilohen letrat ke detyrimin që si forcë politike apo si organizator të caktosh edhe një numër kontakti për komunikim.

Kjo që ka ndodhur me zotin Dollapi është jo vetëm totalisht e paligjshme, por edhe e pa justifikuar në asnjë lloj mënyre në asnjë rrethanë. Edhe në traditën tonë policia, Edi Rama, Leshi apo kushdo që janë zinxiri komandues i këtyre trimave që dalin edhe dhunojnë barbarisht njerëz në mes të rrugëve, nuk kanë bërë thjesht një shkelje ligjore… dhe në kodin tonë moral lajmsi nuk preket.

Dollapi aty ishte personi i përkushtuar dhe mes gazit dhe dhunës për të bërë diferencën dhe të mos lejuar që policët të dhunohen. Fal jush ky moment u kap nga kamera. E kam të pamundur ta shoh këtë video, e përjetoj si në momentin e parë. Kjo dhunë mund të kishte ndodhur edhe jashtë kamerave dhe imagjinoni se cili do të kishte qenë reagimi i këtyre kriminelëve me uniform për të vërtetën e tyre mbi ngjarjen. Të cilët e filluan në këtë mënyrë dhe pas disa orëve hoqën dorë… është dashur edhe ndërhyrja e Presidentit të Republikës që Sahit Dollapi të marri mjekimin e nevojshëm. Unë falenderoj mediat që e transmetuan dhe dua të them se ky është sinjal alarmi për gjithë shoqërinë.

Pas Dollapi kemi edhe zonjën Vokshi e cila sa e mori vesh se çfarë kishte ndodhur me të u kthye tek policia. Unë mendoj se përmes asaj që ka ndodhur ka dalë në shesh në gjithë lakuriqësinë e tij fytyra e vërtetë e këtij shteti antiligjor.

Akoma nuk kemi një lajm nga kryeministri që e gjithë toga, ndaj saj të jetë marrë një mas të ketë filluar një procedim ndaj saj nga SHKB-ja apo Prokuroria të ketë filluar një procedim penal ndaj tyre. Janë të paktën 4 vepra penale që ata kanë konsumuar në ato pak sekona.

Pse jemi në këtë situatë?

Kjo nuk ka ardhur kështu papritur, 3 muaj pasi Partia Socialiste ka ardhur në pushtet Partia Demokratike ka krijuar një Komision Parlamentar Hetimor për të gjithë emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit, e gjithë piramida 467 Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit të cilët dalin në rrugë dhe 467 të tjerë që merren nga rruga dhe futen në polici. Zoti Ristani i cili atëherë ka qenë drejtues i këtij komisioni ka publikuar një listë që të gjithë 467 drejtuesit e rimarrë dhe futur në polici janë pjesë e elektoratit të PS-së o në cilësinë e Komisionerit, o në cilësinë e vëzhgusit, o në cilësinë e numuruesit ose në cilësinë e financuesit dhe këto janë dokumente shtetërore. Edhe sikur të ishte kriminel Sahit Dollapi nuk duhet të ishte trajtuar në atë mënyrë, sepse këta janë thjesht një grup rrugaçësh që bëjnë thjesht sherr rruge.

Pas

‘Grabitet dhe digjet makina e drejtoreshës në Shkodër’, policia fsheh ngjarjen

Para

Kryemadhi tregon hapur dështimet e politikës: Nuk e bëm Shqipërinë shtet, dështuam

Para
Kryemadhi tregon hapur dështimet e politikës: Nuk e bëm Shqipërinë shtet, dështuam

Kryemadhi tregon hapur dështimet e politikës: Nuk e bëm Shqipërinë shtet, dështuam

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.