Pas incidentit me tifozët, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari” më 23 shkurt 2019, ku ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”, policia ka identifikuar dhe proceduar penalisht disa shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë, shtetasit:
I. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë
G. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë
K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë
I. H., 28 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selaman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 274, 242 dhe 90/25 të Kodit Penal.
Discussion about this post