Pas lajmit për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo, reagon një tjetër gazetari i njohur Bledian Koka, i cili e konsideron këtë si një akt shtazarak.
Megjithatë, pavarësisht kësaj gazetari thotë se Fundo nuk është as i pari dhe as i fundit që është përballur dhe do përballet me një situatë të tillë.
Sipas Kokës, kjo ngjarje tregon se shteti ose ka rënë ose “nuk e mbajnë” më nervat. Ai kujton reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili shprehu keqardhje për politizimin e ngjarjes nga ana e Partisë Demokratike. Por sipas Kokës, me këtë Rama shmangu përgjegjësinë nga vetja.
“Sot eshte nje dite e zeze per ate cik gazetari qe ka mbetur ne kete zgerk, dhe nje dite e bukur per gaztoret e Kryeministrit qe ferkojne duart e lengezojne duke klithur tryezave te pushtetit “sa mire ia bene atij qelbesires”.
p.s…Sot Edi Rama duke shmangur pergjegjesine e vet ndaj ketij akti, ne fakt harroi te marre autoresine direkte qe ai ka se pse sot media qe e ngriti dhe e beri kryeminister (edhe per te zezen e vet), eshte nen shenjester te asqereve te tij miliardere, thjeshte e vetem nen bekimin e heshtur te Gjigandi.”, shkruan Koka.
Fundo është sulmuar nga dy persona ende të paidentifikuar në zonën e ‘’Stacionit të Trenit’’ në Tiranë pranë redaksisë së tij.
Më pas ai është dërguar për trajtim në ‘’Spitalin e Traumës’’, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe identifikimin e plotë të tyre.
REAGIMI I PLOTË
Elvi, as i pari as i fundit…
Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo eshte nje akt shtazarak i denje per kohen e regjimeve barbare. Kur gazetaret fillojne te dhunohen kjo do te thote se ose shteti ka rene, ose shteti autoritar nuk e mbajne me nervat. Une nuk them qe Edi Rama fshihet pas kesaj ngjarje. Jo dhe jo.
Me te njejten logjike ai eshte dhunuar fatkeqesisht edhe vete dikur (te pakten kshu pretendon ai sot e gjithe diten). Por ama sot Edi Rama perpara se te hashtagoje vajmedetin e radhes ndaj opozites, duhet ti vere fre llapes se vet qe ka 4 vjet qe e ka leshuar pa teklif ndaj cilesdo medije apo gazetari qe nuk sheh ne te njejten drejtim si ia do puna atij.
Ne jemi te sigurte se Mero Baze, Carlo Bollino, Henri Cili, Kol Balla, Muc Nano, Arjan Vasjari dhe Bledi Mane po te doni, e te tjere si ato qe tam-tamojne pro qeverise nuk i hyn gjemb ne kembe sot e gjithe diten (dhe kurre mos u ndodhte) , pervec noj shuku ne xhep.
Sepse le ti themi gjerat sic jane, ne e dijme sesi funksionojne ata, dhe kjo eshte e zgjedhja e tyre. Por ama sa per te tjeret qe flasin ndryshe, sa here Edi Rama klith termin “mediat e kazanit”, aq here Elvi nuk do te jete as i pari e as i fundit. Ashtu si Elvi, edhe disa gazetare te tjere e kane mbushur kupen e marazit te pushtetit dhe me gjase ajo do te derdhet mbi ta here a vone. Heret a vone duke i hequr nga puna, heret a vone me presionin e pushtetit, heret a vone me presionin ndaj pronareve qe i ushqejne keta gazetare, dhe me heret se vone me dajak si Elvit sot diten per diell. Sot eshte nje dite e zeze per ate cik gazetari qe ka mbetur ne kete zgerk, dhe nje dite e bukur per gaztoret e Kryeministrit qe ferkojne duart e lengezojne duke klithur tryezave te pushtetit “sa mire ia bene atij qelbesires”.
p.s…Sot Edi Rama duke shmangur pergjegjesine e vet ndaj ketij akti, ne fakt harroi te marre autoresine direkte qe ai ka se pse sot media qe e ngriti dhe e beri kryeminister (edhe per te zezen e vet), eshte nen shenjester te asqereve te tij miliardere, thjeshte e vetem nen bekimin e heshtur te Gjigandit. (D.D/Shuplaka)