Dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundon në “Stacionit e Trenit” nuk ka lënë pa e komentuar edhe Jozefina Topalli. Sipas saj ky laj është shumë i keq dhe është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm.
“Media sot raporton per ushtrim dhune ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ky eshte nje lajm shume i keq.Ky eshte nje akt shume i rende dhe i denueshem.
Elvi Fundo ka perfunduar ne spital , ku me sa duket do duhet te qendroje disa dite.
Goditja barbare ndaj njeriut te medias eshte alarm.
I kerkoj organeve pergjegjese te hetoje dhe te coje para ligjit ata qe guxojne te ngrejne doren mbi njerezit e medias.”, shkruan Topalli.
Gazetari dhe drejtori i një portal online Elvi Fundo u sulmua nga dy persona ende të paidentifikuar në zonën e ‘’Stacionit të Trenit’’ në Tiranë pranë redaksisë së tij, ditën sotme.
Më pas ai është dërguar për trajtim në ‘’Spitalin e Traumës’’, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe identifikimin e plotë të tyre. (J.V/Shuplaka)