20:28 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhuna ndaj mësueseve në Lundër, ministrja Shahini bën reagimin ‘qesharak’

09:16 | 03/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kur pushon zhurma fillon puna”, reagon sërish ministrja Shahini

Një javë pas rrahjes së dy mësueseve në shkollën e Lundrës, dhe një ditë pas denoncimit të rastit në Fax News, ka reaguar dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Në një reagim në rrjetet sociale Shahini shkruan se për rastet e dhunës ndaj mësuesve apo mjekëve kanë nisur ndryshimet në kodin penal, po nuk thotë se çfarë është bërë konkretisht me dhunuesin.

Kujtojmë se dhuna e ushtruar nga Bardhi Xixi, ndaj mësuesve, njëra prej të cilave shtatzënë, është lënë e pandëshkuar, pasi autori doli nga burgu që prej ditës kur ndodhi ngjarja. (Lexo edhe ketu) 

Shahini në asnjë prej rreshtave të saj në Facebook, nuk ka folur për gjendjen e mësueseve, të cilat duhet thënë se kanë qenë jo pak të tronditura.

Reagimi i Shahinit: 

Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë!

Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.

Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!

Fax News realizoi dje një intervistë me drejtoreshën e shkollës në Lundër si dhe me disa nga mësueset e dhunuara. Drejtoresha  jo vetëm që e konfirmoi dhunën e ushtruar ndaj disa mësueseve të kësaj shkolle nga Bardhi Xixi, por edhe u shpreh se ai ishte liruar nga burgu. Kujtojmë se Berisha ka denoncuar se Xixi është një person shumë i afërt me Partinë Socialiste (Lexo këtu)

Ngjarja ndodhi më 25 Prill. Mësuesit konfirmojnë se janë dhunuar nga prindërit e një fëmijë që ka shkuar i dehur në shkollë. “Prindi bërtiste, kishte një ton të lartë të zërit dhe përdorte një fjalor jo-etik. Zotëria shtyu një mësuese që ishte shtatzënë. Njëra prej tyre ishte shtatzënë u futa që të mos e dëmtonte atë. Prindi i nxënësit është Bardhi Xixi i cili është liruar nga burgu. Të pranishëm ishin pesë mësuese, mua më ka shtyrë, njërën prej mësueseve e ka goditur, tjetrën që ishte shtatzënë e kemi larguar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Nxënësit e tjerë u terrorizuan pasi ai ishte i dhunshëm”, tha drejtoresha Alma Kaziu.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Besa shahinidhuna ndaj mesueseve ne lundershahini reagim qesharak
Pas

Trafikonin sasi të mëdha droge në Greqi, arrestohen anëtarët e bandës shqiptare

Para

Historiani zbulon planin e fshehtë të Ramës për Jugun e vendit: E sfidoj të përballemi publikisht, mjer…

Para
Historiani zbulon planin e fshehtë të Ramës për Jugun e vendit: E sfidoj të përballemi publikisht, mjer…

Historiani zbulon planin e fshehtë të Ramës për Jugun e vendit: E sfidoj të përballemi publikisht, mjer…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.