Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka bërë thirje që të ndalet dhuna ndaj myslimanëve të Arakanit në Mianmar, transmeton Anadolu Agency.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Britanike ku citohet Johnson, thuhet se edhe pse ministrja e Jashtme e Mianmarit, Aung San Suu Kyi konsiderohet ndër emrat më frymëzuese të kohës, zhvillimet në Arakan e dëmtojnë reputacionin e vendit.
“Shpresoj që cilësitë e shquara të saj mund t’i përdorë për të unifikuar vendin e saj, të përfundojë dhunën dhe të përfundojë të gjitha paragjykimet ndaj muslimanëve dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Arakan. Është tejet e rëndësishme që të mos pengohet në marrjen e mbështetjes së ushtrisë së Mianmarit dhe në drejtim të krijimit të mjedisit paqësor. I japim mbështetje të plotë asaj dhe të gjithëve në Mianmar”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë që dhuna ndaj myslimanëve në Arakan ka tronditur opinionin publik për shkak të brutalitetit dhe formave çnjerëzore të vrasjes së tyre. (B.H/Shuplaka)