Zbardhet ngjarja e incidentitit të ndodhur ditën e djeshme në Bulqizë ku u dhunuan punonjësit e firmës Hec-i. Në ambjentet e spitalit ku po merrnin ndihmën e parë mjekësore ato dhanë dëshminë e tyre ku si pasojë u arrestua në flagrancë shtetasi G.L, banues në Bulqizë.
DEATAJET E PLOTA
Bulqizë Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku nga persona të pa identifikuar u dhunuan dy shtetas, punonjës në një firmë Hec-i. Pas një pune të mirorganizuar dhe intensive u bë e mundur identifikimi i aurorëve të dyshuar të cilët ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve. Arrestohet në flagrancë nga Policia një shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë Shoqërohen në Komisariatin e Policisë 8 shtetas të tjerë.
Ngjarje e ndodhur : Rreth orës 17.00 datë 10.10.2017 salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë është njoftuar nga spitali i Bulqizës se kanë ardhur për të marë ndihmë mjekësore dy shtetas.
Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në ambjentet e spitalit ku kanë konstatuar duke marrë ndihmë mjekësore shtetasit G.B, 50 vjeç, banues në Elbasan, dhe shtetasin I.R, 45 vjeç, banues në Durrës, punonjës në një firmë Hec-i. Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë deklaruar se së bashku me tre punonjës të tjerë në vendin e quajtur ‘Liqeni i Bardhë’, Valikardhë-Bulqizë, janë dhunuar me sende të forta nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar dhe me armë zjarri në ajër. Dy shtetasit e mësipërm janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre të tjerët nuk kanë marrë asnjë dëmtim. Menjëherë pas deklarimeve të marra Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga specialistët e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Gëzim Liçi, 44 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se ka dhunuar shtetasit G.B dhe I.R. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.L, A.L, R.S, (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë model 56. Si dhe janë konstatuar dëmtime të pjeshme në xhamat e dy mjeteve.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë model 56. Si dhe janë konstatuar dëmtime të pjeshme në xhamat e dy mjeteve.
(B.N/Shuplaka)