11:11 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dhuna në fushë, FSHF me dorë të hekurt: Këto janë dënimet për Partizanin dhe Skënderbeun

16:01 | 22/08/2018
në Flash, Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna në fushë, FSHF me dorë të hekurt: Këto janë dënimet për Partizanin dhe Skënderbeun

Foto ilustruese

Pas dhunës së shfaqur në fushë gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë pikërisht në startin e kampionatit shqiptar, Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për klubet por edhe për incidentin e presidentit të Laçit, Pashk Laska në Superkupë.

Kështu Partizani është dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë, si dhe 2 milionë lekë të vjetër gjobë. Ndërkohë KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës është dënuar me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Janë paralajmëruar Tirana për sjelljen e tifozëve, dhe Kukësi reagimet e zyrtarëve, ndërkohë që presidenti i Laçit, Pashk Laska, është dënuar me 2 ndeshje pezullim për pështymje ndaj arbitrit.

VENDIMET

1.Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu” e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.

2.KF “Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

3.FK “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

4.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

5.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

6.Mos shqyrtimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Artur Sejdini, duke mos qënë kjo kërkes në kompetencë të Komisionit të Disiplines Sportive.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: FSHFkomisioni i disiplinesPartizani-skenderbeu
Pas

Dua Lipa feston ditëlindjen në mënyrë të ‘çmendur’, ja sa vjeçe mbushi këngëtarja (Foto)

Para

400 milionë euro pensione për emigrantët, media italiane zbardh shifrat: Ja sa shqiptarë përfitojnë!

Para
400 milionë euro pensione për emigrantët, media italiane zbardh shifrat: Ja sa shqiptarë përfitojnë!

400 milionë euro pensione për emigrantët, media italiane zbardh shifrat: Ja sa shqiptarë përfitojnë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.