Klubi i Kukësit ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Laçit në shtëpinë e këtyre të fundit ku pati episode dhune ndaj verilindorëve.
Përmes një deklarate në ‘Facebook’ Kukësi dënon ashpër dhunën e ushtruar në Laç duke e cilësuar si skandaloze dhe duke kujtuar se në Laç nuk është hera e parë që lojtarët e tyre rrezikojnë dhe jetën.
Gjithashtu ëhstë kontestuar edhe arbitrimi I ndeshjes pasi sipas tyre në Laçit iu dha një penallti e paqenë.
Klubi thotë se në lidhje me këtë ndeshje do të ankohet në FSHF. Në ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Laçit u goditën Idrizi dhe Kale, ndërsa Albi Alla u gjakos pasi u godit nga tifozët vendas me gurë.
REAGIMI:
Deklatar për shtyp.
Tiranë, 25 nëntor 2017.
Dënojmë ashpër dhunë në Laç , dhe arbitrimin e ndeshjes.
Klubi i Kukësit e konsideron si skandaloze dhunën e ushtruar në satdiumin e Laçit gjatë takimit të sotëm. Ndeshja nisi e tensionuar me kore massive , vuvuzela,
( që janë të daluara nga rregullorja e futbollit). Sharje në kor që fyenin klubin dhe lojtarët. Gjatë ndeshjes u goditën me gurë nga tifozëria lojtarët tanë , Bujar Idrizi dhe Elton Cale, ku u dha ndihma e parë nga stafi mjekësor. Klubi vendosi vijimin e lojës edhe pse u shqyrtua alternative e që të tërhiqej ekipi nga fusha e lojës.
Pas ndeshjes , gjatë futjes së ekipit në dhomat e zhveshjes u godit me gurë lojtari , Albi Alla.
Gjithashtu janë goditur më gurë në kokë dy tifozë të Kukësit, dhe dy të tjerë janë arrestuar. Është paradoksale të ndalohen viktimat dhe jo agresorët.
Klubi disponon gjithë fotot dhe pamjet e kësaj dhune dhe do ti dërgojë në instancat përkatëse në FSHF.
Gjitashtu kontenstojë arbitirmin , ku mendojmë se rasti i penalltisë nuk ishtë i tillë, dhe se loja e e pjesës së parë bashkë me shtesën kishin përfunduar. E pafalshme ishte dhe dhënia e kartoinit të verdhe lojtarit në fjalë gjatë nxehmjes .
Të gjitha shqetësimet tona ia kemi paraqitur dhe të deleguarit të FSHF-së.
Theksojmë se nuk është hera e parë që gjatë ndeshjeve në Laç , ekipi ynë vihet përpara probelemeve të tilla që cënojnë jo vetëm rregulloren e futbollit , por rrezikojnë seriozisht jetën e lojtarve , satfit dhe tifozëve tanë.
Klubi falenderon lojtarët dhe stafin që treguan shpirt të lartë gare dhe tolerancë duke rrezikuar dhe jetën , por duke luajtur si dinjitozë dhe profesionitë.
Mirenjohje dhe për tifozët, të cilët iu gjendën pranë ekipit , duke sakrifikuar jo pak. (B.H/Faxweb)