13:11 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhuna në protestë, Klotilda Ferhati në ‘Fax News’: Të gjithë do të përballen me ligjin

17:59 | 19/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna në protestë, Klotilda Ferhati në ‘Fax News’: Të gjithë do të përballen me ligjin

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati foli në lidhje me dhunën që ndodhi gjatë protestës së opozitës.
E ftuar në ‘Fax News’, Ferhati u shpreh se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të përballen me pasoja, qoftë një qytetar i thjeshtë, deputet i opozitës apo i maxhorancës.
Ferhati theskoi se nuk ishte thjesht një protestë por kishte shumë shkelje rregullash, ligjesh, fyerje, etj.
“Nuk ishte thjeshtë protestë por kishte shkelje rregullash. ushtrim dhune fyerja e punës së një institucioni. Duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që bëjnë. Njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë edhe deputetët kur shkelin ligjin mbajnë përgjegjësi. Ka nisur hetim dhe përgjegjësia do të mbahet sipas ligjit. Duhet të presim përfundimin e hetimeve për të parë se çfarë përgjegjësie penale rëndon mbi të për të ditur nëse i rrezikohet apo jo mandati. Gjithçka do të zbardhet shumë shpejt dhe për këdo që ka shkelur ligjin do të merren masat përkatëse,”- u shpreh deputetja e PS-së.
Përsa i përket dhunimit të deputetes së LSI-së Floida Kërpaci, Ferhati theksoi se hetimi do të zhvillohet për të gjithë në mënyrë të barabartë.
“Hetimi nuk do të bëhet veç për të nënës dhe vëç për të njerkës. Do të bëhet për të gjithë njësoj. Edhe rasti i pretenduar i zonjës Kërpaçi do të jetë pjesë e hetimeve, dhe do të zbardhet si të gjitha të tjerët. Hetimet kanë nisur vetëm dje mbazdite dhe duhet kohë për gjithçka. Duhet të hetohen situata, veprimet që përbëjnë vepër penale dhe veprimet që bëhëen për mbrojtje të nevojshme. E drejta e çdokujt për të protestuar mbaron aty ku fillon e drejta e tjetrit për siguri dhe jetë,”- vijoi më tej Ferhati.
Përsa i përket çështjes së krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, deputetja theksoi se është thjesht çështje javësh, dhe është prioriteti i mbi prioriteteve të maxhorancës.
Në vazhdimin e bisedës Klotilda Ferhati theksio dhe detyrat e Kryeprokurores së përkohshme të zgjedhur dhe sipas saj janë të lidhura me funksionimin e duhur të institucioneve, vlerësimin e prokurorëve në kuadër të proçësit të vettingut, aftësive profesionale në periudhën e Magjistraturës.
“Sot me rregullimin e ri ligjor të organeve të Prokurorisë së Përgjithshme nuk mundet t’ja kalosh një çështje hetimore nga një prokuror tek një tjetër pa zbatuar disa rregulla.
Sot edhe sikur të jetë Kryeprokuror i përkohshëme dhe i mandatuar, Prokuroria është një institucion që menaxhohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe do të garantojë ushtrimin e detyrave të organit të akuzave pa ndikime politike apo cënime.
Reforma në drejtësi këtë bëri, garantoi një sistem efiçent të drejtësisë me rregulla të qarta në mënyrë që këto hamendësime të ngelen thjesht hamendësime. Por koha do ta tregopjë.
Gjithçka do të monitorohet,”- vijoi më tej deputetja Ferhati.
E pyetur nëse Kryeprokuroja e Përkohshme e zgjedhur tashmë do të kandidontë për mandatin 7-vjeçar, Klotilda u shpreh:
“Nuk e di nëse Arta Marku do të aplikojë për Kryeprokurore me mandat 7-vjeçar. Të gjithë kanë të drejtë dhe nëse i plotësojnë kriteret pse jo. Ka të drejtë ta bëjë, është çështje dëshire dhe vullneti.”
Sipas Ferhati zgjedhja e Markut si Kryeprokurore e përkohshme është në përputhje me ligjin dhe mos prezenca e opozitës ishte e vëndosur nga vetë opozita, pavarsisht ftesave të shumta nga ana e maxhorancës.
“Nuk donin dhe ne thjesht duhet ta ndiqnim proçedurën. Thjesht zbatuam një detyrë.”- tha ajo.
Përsa i përket miqësisë së Arta Markut me Ulsi Manjën dhe takimit që Marku zhvilloi me një ish shoqe klase prej 15 minutash Ferhati theksoi:
“Ju jeni gazetare, shoqërinë e keni bërë në shkollë, unë jam jurist dhe shoqërinë time I kam jurist. Unë nuk e di me kë ka qenë në shkollë Marku, por di që mjafton të mos ndikohesh nga asgjë përsa I përket punës. Njohjet personale janë jashtë punës.”

(F.M/Faxweb)

https://www.youtube.com/watch?v=tRU8JhHdQX4&feature=youtu.be

 

Etiketa: dhuneferhatihetimemarkuproteste
Pas

Masakrimi i 23-vjeçarit në burgun e Francës, Berisha: Akt i rëndë kriminal, autoritetet franceze të ndëshkojnë autorët

Para

E fundit/Sheshi “Skënderbej”, merr flakë një nga shtëpizat e drurit

Para
E fundit/Sheshi “Skënderbej”, merr flakë një nga shtëpizat e drurit

E fundit/Sheshi “Skënderbej”, merr flakë një nga shtëpizat e drurit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha për largimin e Deromemajt: “Investimin e ka pasur në PD, vlerësimin nga partia e krimit e ka zgjedhje e tij”

Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.