06:24 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhuna në qendrat sociale, Hazizaj: Të mbyllen, fëmijët trajtohen si në një kopsht zoologjik. Dy mënyrat…

14:18 | 07/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna në qendrat sociale, Hazizaj: Të mbyllen, fëmijët trajtohen si në një kopsht zoologjik. Dy mënyrat…

Drejtori i Qendrës për të Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj, i ftuar në ‘Fax News’ ka deklaruar se dhuna është një problem shumë i madh në institucionet e kujdesit të fëmijëve.

Hazizaj deklaroi se fëmijët trajtohen si në një kopsht zoologjik, ndërsa raportet e Avokatit të Popullit, por edhe raporteve të organizatave të ndyshme kanë treguar për dhunën në këtë institucione.

“Në këtë aspekt të vjen keq se kupton se pavarësisht se ato zyshat apo edukatoret paguhen për tu kujdesur, të kesh atë sjellje ndaj fëmijëve jetim është kriminale. Ata fëmijë atë që mësojnë aty do ti japin Shqipërisë. Ka dy lloj jetimësh në Shqipëri, pjesa më e madhe nuk janë jetim biologjik por social, pasi prindërit nuk kanë mjete financiare për t’i ushqyer, për këtë duhet duhet që të ngrihen qendrat ditore.

Oraganizatat si është Avokati i Popullit por edhe organizata të tjera kanë ngritur alarmin për dhunën ndaj fëmijëve. Mundësia e parë është qendra ditore për fëmijët, ku merren të gjithë ndihmat nga fëmijët që u nevojiten. Për ata jetimë biologjikë është zgjidhja janë familjet. Shteti merr përsipër që ti paguajë këta prindër që i marrin nën kujdes. Mbyllja e këtyre institucioneve ku sot po dhunohen fëmijët çliron fonde për mbajtje në punë të një armate të njerëzve që kanë treguar që janë të paaftë, dhe u jepen familjeve që duan të kujdesen. Me kalimin e viteve nëse fëmija me familjen ku shkon përputhen, fëmija mund të adoptohet, nuk është se nuk ndodhin abuzime edhe në këto familje, por mund të kontrollohen”, tha ndër të tjera Altin Hazizaj.

Ai shtoi në Shqipëri fëmijët, pothuajse gjysma e tyre janë të rrezikuar nga mungesa e vaktit të mëngjesit për shkak të varfërisë.

“48% e fëmijëve janë të rrezikuar nga mungesa e  vaktit të mëngjesit, e marrin apo nuk e marrin, jo vetëm ata që nuk kanë prindër, por fëmijët në përgjithësi dhe kjo është për shkak të varfërisë. Qendra ditore ofron të gjithë këto shërbime që i ka detyrë shteti”, shtoi Hazizaj.

I pyetur nëse qeveria mund ti gjejë këto para për hapjen e këtyre qendrave ditore, Hazizaj u shpreh se kjo është padyshim e mundur dhe vetëm ajo e ka për detyrë.

 ‘Nëse do qeveria padyshim që mundet, një qeveri që gjen 1 miliardë dollarë për të bërë rrugë, mund ti gjejë dhe disa milionë euro për të ushqyer këto fëmijë’, tha ai.

Ai foli edhe për rrezikun e pedofilisë dhe sa të rrezikuar janë fëmijët. Hazizaj tha se rreziku është shumë i madh dhe bëri thirrje për prindërit që mos ti lënë fëmijët në mënyrë të pakontrolluar në internet.

Hazizaj u shpreh se është problem pasi edhe legjislacioni në Shqipëri në këtë drejtim nuk është i përafruar me atë të BE-së.

“Dua t’u bëj një thirrje të gjitha prindërve që të mos i lënë fëmijët në mënyrë të pakontrolluar në internet, eksperimenti ka treguar se si përdoret interneti nga këta grabitqarë seksual. Dërgoni një mesazh në rrjetin social të deputetëve që të miratojnë një ndryshim në kodin penal që mbrojnë fëmijët në lidhje me këtë problem.

Mesazhet me natyrë erotike nuk dënohen, ligji dhe nenet që kanë të bëjnë me pornografinë nuk janë të përafruar me ato ndërkombëtare, vjedhja e identitetit etj.”, u shpreh ndër të tjera Hazizaj.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: altin hazizaj
Pas

Kush janë 8 holandezët që kanë në dorë “fatin” e Shqipërisë për hapjen e negociatave

Para

Mafiozi shqiptar që zbuloi Habilajt/ Gjykata e Katanias kërkon dënimin e tij (Sa vite)

Para
Mafiozi shqiptar që zbuloi Habilajt/ Gjykata e Katanias kërkon dënimin e tij (Sa vite)

Mafiozi shqiptar që zbuloi Habilajt/ Gjykata e Katanias kërkon dënimin e tij (Sa vite)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.