Dhuna e përsëritur në stadiumet shqiptare ka bërë që Shoqata e Arbitrave të marrë një vendim drastik .Shoqata e Arbitrave njofton se asnjë arbitër nuk do të zbresë në fushë për një kohë të pacaktuar.
Këtë vendim Shoqata e Arbitrave e argumenton me faktin se Policia e Shtetit nuk po i mbron ata në fushën e gjelbër.
Kujtojmë që rasti i fundit ndodhi para pak ditësh në ndeshjen Kamëza-Laçi e cila u luajt në stadiumin e Kamzës, ku mbeti i lënduar arbitri Eldorian Hamiti pasi u godit nga tifozët vendas. Dhuna erdhi pasi arbitri akordoi një penallti në minutën e 95’ në favor të skuadrës së Laçit.
Njoftimi i arbitrave
“Arbitrat shqiptare kane vendosur te bojkotojne kampionatin. Pas dhunes ndaj Eldorian Hamitit ne ndeshjen Kamza-Laci, shoqata e arbitrave ka vendosur qe te mos zbrese me ne fushen e lojes per nje kohe te pacaktuar”.