Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas dhunës që u ushtrua ndaj arbitrit të ndeshjes pak ditë më parë në Kamëz.
Duka ka insistuar të rikthehet policia në stadiume dhe e ka etiketuar ngjarjen si të rëndë për futbollin tonë, duke thënë se ‘ishte një goditje për kampionatin’.
“Ajo që ndodhi në Kamëz ishte e shëmtuar. Çdo goditje lë shenjë, ishte goditje për kampionatin. Niveli i shoqërisë shqiptare dihet tashmë. Sa e egër të jetë gara, aq më shumë nuk përmbahen emocionet Policia dhe organet e drejtësisë dueht të marrin mase. Në rastet e dhunës nuk kemi parë asnjë masë. Vendimi që policia nuk duhet të jetë në stadium jo i drejtë”, u shpreh presidenti Duka nga Elbasani.
(E.K/FAXWEB.AL)