FSHF ka zhvilluar një tryezë të përbashkët me qeverinë, në ambientet e hotel “Tirana International” ditën e sotme. Kryeministri Edi Rama, gjatë deklaratës së tij për dhunën në stadium është shprehur se do të ketë ndërhyrje në Kodin Penal, dhe se ka bërë një propozim për çdo person i cili do të ndërhyjë në fushën e gjelbër do të ketë një dënim me 3 vjet burg.
“Duhet të këtë më tepër bashkëpunim ndaj FSHF dhe policisë’’, thotë Rama. Ato siç është shprehur ai nuk mund ta lënë topin në fushën e njëra-tjetës. Dhuna në stadium është e pa tolerueshme
Fjala e Ramës:
“Dhuna në stadiume nuk mund të tolerohet më. Policia e Shtetit dhe FSHF, mos ja lenë topin njëri-tjetërit por të bashkëpunojnë. Rikthimi i Policisë në staidume do të kërkonte amendimin e ligjit dhe një vendim të posocëm. Unë besoj se aq sa e rëndësishme është që të policia të përfshihet, aq e rëndësishme është që të mos mbetemi thjeshtë se policia.
Shqetësimi mbetet te impianetet sportive. Ka mjaft impaiante që nuk i kanë parametrat minimale të sigurisë. Duhet bashkërisht të garantojmë monitorimin me kamera të të gjitha imipaneteve. Teknologjia na i jep mundësi.
Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal. Kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet burg. Ky do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë me parlamentin për të ndryshuar kodin penal.
Klubet i deklarojnë rrogat sikur të ishin fasone. Nuk do të ketë më kështu. Çdo klub duhet të deklarojë të ardhurat e futbollistëve. Asnjë klub nuk zbaton ligjin. Do të ketë lehtësira për sa i përket tatimit mbi fitimin. Do të vendosim një afat të caktuar kohor.
Flasim për stadiumet, por nuk kemi asnjë stadium të menaxhuar normalisht. FSHF është bërë si ambulancë që merr përsipër menaxhimin. Duhet që bashkitë së bashku me klubet të futen në një logjik të re. Duhet të diskutojmë seriozisht për një fond për infrastrukturën sportive. U takon pronarëve të klubit që të bëjnë administrimin e stadiumit”, u shpreh kryeministri Rama.